Adoleshentja 17-vjeçare Samra Kesinoviç u rrah brutalisht për vdekje në “kryeqytetin” e Shtetit Islamik, Raqqa, në prani të mijëra dëshmitarëve.
Përveç Samras së pafat, shkruajnë mediat e huaja, përcjell Telegrafi, në ISIS ekzistojnë edhe një numër i madh i vajzave adoleshente nga Britania e Madhe, të cilat do të donin për të shpëtuar, por pengohen nga frika se mund tu ndodhë ashtu siç i ndodhi Samras.
Mediat britanike rrëfejnë historinë e Cadis Sulltan, e cila ishte njëra nga tri vajzat adoleshente të largohej nga ISIS, por që u vra nga një sulm ajror në Raqqa.
Siç kishte thënë avokati i familjes së saj, ajo kishte planifikuar ikjen nga Raqqa, por i ishte frikësuar për fatin e saj, gjegjësisht se mos po e gjente ajo që e kishte gjetur adoleshenten boshnjake, e cila kishte nënshtetësi austriake.
Cadis thuhet se kishte 16 vjet kur në shkurt të vitit 2015, së bashku me Amira Abase dhe Shamina Begum ishin larguar nga shtëpia që t’i bashkoheshin ISIS-it.
Menjëherë pas mbërritjes në Siri, përcjell Telegrafi, tri vajzat e kishin parë se ku kishin shkuar, kështu që kishin filluar të mendonin për ikjen.
Për fat të keq, Cadiz kishte dështuar të ikte. Ajo u vra gjatë një sulmi ajror në Raqqa, i cili ishte kryer nga aleanca e udhëhequr nga pakti NATO dhe SHBA.
Kur motra e saj, gjatë një bisede e kishte pyetur se pse nuk po ikte, Cadiz i kishte thënë: “Të gjitha daljet janë të bllokuara, nuk ka asnjë mundësi për dalë nga këtu. Nuk ka asnjë mënyrë për të shkuar nëpër territorin kurd, nuk ka asnjë shans për këtë”, i kishte thënë atëherë Cadiz. /Telegrafi/
1418450360_3762764906001_Sequence-01-10 by dekaavram
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëNuk i hapet rrota e përparme, Boeing mezi aterroi në aeroportin e Stambollit
Historia e trishtueshme e njeriut që nuk është pastruar për 60 vjet - mjekja tregon se pse ai e shmangu ujin e sapunin
Një i pastrehë hyri në një apartament, pasi mori gjësende me vlerë rreth 4000 euro vendosi të bënte një sy gjumë: Kur hapi sytë, po e priste një ‘befasi’
Adoleshenti amerikan i ofroi dollarin e fundit burrit që mendonte se ishte "i pastrehë" - ajo që ndodhi më pas ishte e pabesueshme
Ukraina shkatërroi raketën 6.5 milionë dollarëshe të rusëve
Arrestim i papritur dhe skandal korrupsioni: A po përçahet rrethi i ngushtë i Putinit?
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Mbyllet gjysmëfinalja e parë e Eurovisionit - këto janë 10 vendet që u kualifikuan në finalen e madhe
Katër vite pritje, Dortmundi tani me një veprim hakmarrës turpëron PSG-në në rrjetet sociale
Bonusi i jashtëzakonshëm që Bellingham do ta fitojë nëse Real Madridi fiton Ligën e Kampionëve
Ish-legjenda e njohur e Real Madridit i bashkohet Ronaldos tek Al-Nassr
Shumë debate për këtë moment: A ishte penallti për PSG-në kur Hummels e rrëzoi Dembelen?
Çka është rregulla 30:30:30:10 kur bëhet fjalë për financat dhe si duhet ta shfrytëzoni?