LAJMI I FUNDIT:

ASKUSH NUK ËSHTË NË SHTËPI

ASKUSH NUK ËSHTË NË SHTËPI
Bob Geldof në rolin e Pinkut (Syd Barrettit) në filmin “The Wall”

Nga: Roger Waters (Pink Floyd, albumi “The Wall”, 1979)
Përktheu: Agron Shala

Në rregull, do të merrem me ta për ca kohë, por është dikush tjetër në Uashington që do të duhej të merrej me ta.
Kush është?
Roza Pilçiti?
Riza Pilçiti? Kush është ajo?
(Qepe!)
36-24-36 – a është kjo përgjigja për pyetjen tënde?
(Ej, e kam një libërth të zi me të miat poezi)
Kush është ajo?
Më 1961 ishte Mis i Divizionit të Blinduar …


E kam një libërth të zi me të miat poezi[1]
E kam një çantë me një furçë dhëmbësh e krehër flokësh
Kur jam i dëgjueshëm, ndonjëherë më shpërblejnë[2]

Me toja të llastikta i shtrëngoj këpucët
I kam duart të mavijosura nga enjtja[3]
Në TV i kam trembëdhjetë kanale të mutit që mund t’i përzgjedh
E kam llambën elektrike
Dhe e kam aftësinë e parashikimit
Me fuqi mahnitëse të vëzhgimit
Prandaj kështu unë e di
Se kur përpiqem të të marr
Në telefon ty
Askush s’do të jetë në shtëpi.

Detyrueshëm flokët i kam të qaraveshura si Hendriksi[4]
Dhe vrimat e të djegurave[5]
Në krejt gjoksin e më të dashurës këmishë time të satentë
Gishtat i kam të zverdhur nga nikotina
Lugën e argjendtë e mbaj të lidhur me zinxhir[6]
E kam një piano koncertale ku do t’i vë mbetjet e mia mortore.

I kam sytë kokërr me shikim ngulitës
Dhe e kam një dëshirë të madhe për të fluturuar
Por, nuk kam ku të fluturoj
Oh, e dashur kur e kap dorezën e telefonit
(Befasi, befasi, befasi …)
Ende askush nuk është në shtëpi

I kam një palë çizme të  markës Gohill[7]
Dhe trurin që po shkalafitet

Tullat e shoqërisë në murin mental
Lexo po ashtu Tullat e shoqërisë në murin mental

______________

[1] Fjala “Got” përdoret shpesh në këtë këngë dhe ndërlidhet me këngën e parealizuar Have You Got it Yet? të cilën lideri i parë i grupit Pink Floyd, Syd Barrett (i cili çmendet nga përdorimi i drogës), e ushtronte me anëtarët e tjerë të grupit. Meqë shumicën e kohës i binte të njëjtit akord, ideja dukej e thjeshtë, por kohë pas kohe gjithçka ndryshonte. E, Barretti titullin e këngës e shtronte si pyetje: Have You Got it Yet? – që i bie di si: “A e keni [kap idenë] më në fund”. Pra, fjala është për diçka që në mendje dhe në realitet “ka” vetëm Barretti.

[2] Pink Floyd e ka ndihmuar materialisht Syd Barrettin, por nuk janë marrë në mënyrë të drejtpërdrejtë me të dhe me problemet e tij.

[3] Nga përdorimi i shiringave me drogë.

[4] Stili i flokëve të Sydit në vitet 1960. Disa thonë se përpara se të dilte në skenë, Sydi e përziente drogën Mandraks me xhelin e flokëve. Kjo përzierje shkrihej nga dritat e nxehta të skenës, duke lëshuar ngadalë efektin hipnotik dhe Sydi bëhej gjithnjë e më i çrregullt.

[5] Djegiet nga duçat e cigareve.

[6] Luga për ta përgatitur drogën.

[7] Çizmet që ka mbajtur Sydi në foton ikonike të realizuar nga fotografi Mick Rock.