Agjencia e Statistikave të Kosovës (ASK) ka publikuar të dhënat lidhur me rrjedhat e eksportit dhe importit për muajin gusht 2018.
Të dhënat nga Tregtia e Jashtme në Kosovë tregojnë për një deficit tregtar më të lartë për 4.5% në muajin gusht 2018, në raport me periudhën e njëjtë të vitit 2017, gjegjësisht në vlerë prej 276,5 milionë euro, krahasuar me deficitin prej 264,6 milionë euro në vitin 2017. Eksporti mbulon importin me 9.9%.
“Eksporti i mallrave në muajin gusht 2018 kishte vlerën 30,4 milionë Euro, ndërsa importi 307,0 milionë Euro, që është një rënie prej (-6.5%) për eksport dhe rritje prej 3.3% për import, duke krahasuar me periudhën e njëjtë të vitit 2017”, ka njoftuar ASK-ja.
“Sipas të dhënave të grupeve kryesore të eksportit: 24.9% të eksporteve e përbëjnë metalet bazë dhe artikujt prej tyre; 17.4% e përbëjnë produktet minerale; 15.0% e përbëjnë ushqimet e përgatitura, pijet dhe duhani; 12.0% e përbëjnë plastika, goma dhe artikujt prej tyre; 9.7% e përbëjnë produktet bimore; 4.2% e përbëjnë makineritë, pajisjet mekanike dhe elektrike; 3.8% e përbëjnë artikujt e ndryshëm të prodhuar, etj”.
Ndërsa, sipas të dhënave të grupeve kryesore për import: 17.1% e përbëjnë produktet minerale; 14.3% e përbëjnë ushqimet e përgatitura, pijet dhe duhani; 12.0% e përbëjnë metalet bazë dhe artikujt prej tyre; 10.6% e përbëjnë makineritë, pajisjet mekanike dhe elektrike; 6.7% e përbëjnë mjetet e transportit; 6.3% e përbëjnë produktet e industrisë kimike; 6.2% e përbëjnë plastika, goma dhe artikujt prej tyre; 4.8% e përbëjnë kafshët e gjalla, produktet me origjinë kafshe etj.
Eksportet e Kosovës në vendet e BE-së arritën në 10,5 milionë Euro, ose rreth 34.5% e eksporteve të përgjithshme, me një rritje prej 31.4%. Partnerët kryesorë për eksportin e mallrave në BE janë: Gjermania (7.2%), Sllovenia (5.5%), Britania e Madhe (4.7%), Holanda (3.6%) etj.
Kurse, importet e Kosovës nga vendet e BE-së ishin rreth 128,2 milionë Euro, ose 41.8% e importeve të përgjithshme, me një rritje prej 5.0%. Importet me pjesëmarrje më të lartë ishin nga: Gjermania (11.1%), Italia (6.5%), Rumania (4.1%), Greqia (3.3%), Polonia (3.2) etj.
“Në muajin gusht 2018, eksportet e Kosovës me vendet CEFTA-s arritën në 15,4 milionë Euro, ose 50.6% të eksporteve të përgjithshme, me një rënie prej (-6.2%). Partnerë kryesorë për eksport nga vendet e CEFTA-s janë: Shqipëria (19.8%), Serbia (11.5%), Maqedonia (11.1%) dhe Mali i Zi (6.2%)”, benë të ditur ASK-ja.
Ndërsa, importet nga vendet e CEFTA-s në muajin gusht 2018 arritën në 90,6 milionë Euro, ose 29.5% të importeve të përgjithshme, me një rritje prej 4.2%. Vendet me pjesëmarrje më të lartë për import ishin: Serbia (14.0%), Shqipëria (7.2%), Maqedonia (5.5%) dhe B&H (2.4%).
Eksportet e Kosovës me vendet e tjera të botës arritën në 4,5 milionë Euro, ose 14.9%. Si partnerë më të rëndësishëm nga këto vende për eksport vlen të përmendet Zvicra me 9.6%.
Ndërsa, importet e Kosovës me vendet e tjera të botës arritën në 88,0 milionë Euro, ose 28.7%. Vendet me pjesëmarrje më të lartë për import në këtë grup ishin: Turqia (9.0%) dhe Kina (8.8%). /Telegrafi/
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëPasuria e guvernatorit të BQK-së, drejtorit ATK-së dhe drejtorit të Doganës
Nga 26 Qershori, PrishtinaTicket shton dhe një destinacion të ri!
Modë apo relaks?
Shijo detin e krejt stinëve në “Holiday In 2”
Edhe një ditë ka mbetur nga Panairi më i madh në Kosovë “Horeca”
Mesazhet iraniane ulën çmimet e naftës në tregun botëror
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
E jotja është mu koncentru, e karriges Gaming me t’rahatu
Karrige që ta relakson mendjen dhe trupin
Knaqja zemrën vetit: Bli fustanin me zbritje në Melodia Px
Autobusi bon me t’ik, a kjo bluzë me zbritje hiç kërqysh!
Sako nga MelodiaPx që t’shton vetëbesim!
Më të lexuarat
Skandali i ri diplomatik i Vuçiqit në New York – ofendoi sllovenët, vjen reagimi i ashpër i Lubjanës zyrtare
KSHZ publikon rezultatet e para përfundimtare, këto janë rezultatet
Bujar Osmani shpall fitore: Dallimi është mbi 40 mijë vota ndaj Taravarit
Del rezultati përfundimtar në Gostivar, këto janë rezultatet
Arrestohen 17 persona në Serbi, falsifikonin dokumente të pronave të serbëve për shqiptarët nga Kosova
Zbulohen dy kërkesat që Laporta ia bëri Xavit në një takim urgjent – njëra ka të bëjë me Guardiolën