LAJMI I FUNDIT:

Ashpërsohet fjalori politik, në garën për balotazh

Ashpërsohet fjalori politik, në garën për balotazh

Në Kosovë, të hënën nis zyrtarisht fushata parazgjedhore, për rrethin e dytë të zgjedhjeve lokale që do të zhvillohen më 19 nëntor. Gjatë pesë ditëve të ardhshme, kandidatët për kryetarë komunash do të kenë mundësinë që edhe një herë t’i shpalosin programet e tyre.

Zyrtarë të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve thonë se janë përgatitur për balotazhin që do të mbahet në 19 komuna të Kosova nga 38 sa janë gjithsej. Valmir Elezi, zëdhënës në këtë institucion, tregon se të drejtë vote kanë 1 milion e 353 mijë e 613 votues. Në ditën e zgjedhjeve do të jenë të hapura 614 qendra të votimit nga 899 sa kanë qenë në raundin e parë më 22 tetor.


“Të dielën e ardhshme raundi i dytë i zgjedhjeve mbahet në 19 komuna për kryetarë të komunave, ndërkaq në komunën e Parteshit do të rivotohet vetëm për kryetar të komunës”, tha ai. “Në 19 komunat e Kosovës, ku do të mbahet raundi i dytë, janë 614 qendra të votimit, me gjithsej 1,777 vendvotime, të cilat do të hapen për këtë raund”.

Ndryshe, partitë politike dhe kandidatët e tyre që garojnë në balotazh, kanë vazhduar fushatën jozyrtare që nga koha e shpalljes së rezultateve preliminare nga KQZ-ja për rrethin e parë të zgjedhjeve lokale. Madje, gjatë kësaj periudhe disa nga partitë politike që pritet të garojnë në balotazh për zgjedhjet lokale, në komuna të caktuara kanë lidhur edhe koalicione me subjektet tjera politike.

Sipas analistëve politikë, gara më interesante pritet të zhvillohet në komunat më të mëdha, si Prishtina, Mitrovica, Gjakova, Ferizaj e Prizreni, por ku dominion Prishtina.

Albert Krasniqi, analist nga Instituti Demokratik i Kosovës, thotë se para fillimit të fushatës zyrtare, po vërehet një fjalor më i ashpër politik ndërmjet kandidatëve për kryetar komunash.

“Sidomos në debatet publike, të cilat po organizohen nëpër televizione, aty ka një gjuhë më të ashpër; po i shfrytëzojnë edhe konferencat për media për të bërë akuza ose kundërakuza në drejtim të kandidatëve të tyre”, thotë Krasniqi.

Në rrethin e dytë të zgjedhjeve, Lidhja Demokratike e Kosovës garon në 12 komuna, Partia Demokratike e Kosovës në nëntë, Lëvizja Vetëvendosje në gjashtë komuna, Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës në pesë komuna, kurse Aleanca Kosova e Re, Nisma për Kosovën dhe Alternativa nga një komunë. Komisioni Qendror i Zgjedhjeve në Kosovë po i bën përgatitjet finale për mbajtjen e balotazhit për organet vetëqeverisëse lokale, që do të mbahen në 19 komunat e Kosovës.

Sipas rezultateve përfundimtare të KQZ-së, në raundin e parë të zgjedhjeve lokale që janë mbajtur më 22 tetor, Lidhja Demokratike e Kosovës ka fituar në katër komuna, Partia Demokratike e Kosovës – një komunë, Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës në nivel vendi ka arritur të fitojë në dy komuna.

Lëvizja Vetëvendosje nuk ka arritur të fitojë në rrethin e parë në asnjë komunë, sikurse Aleanca Kosova e Re, NISMA dhe Alternativa. Kurse, Lista Serbe ka fituar nëntë komuna. /REL/

Në trend Lajme

Më shumë
Një milion qytetarë të regjistruar deri më tani, dalin statistikat sipas komunave

Një milion qytetarë të regjistruar deri më tani, dalin statistikat sipas komunave

Lajme
Dënimi me 25 vjet i Sekiraqës, babai i Triumf Rizës: Kurrfarë vendimi, nuk e kuptoj si më të vlefshëm kriminelët se polici që mbron ligjin e shtetin

Dënimi me 25 vjet i Sekiraqës, babai i Triumf Rizës: Kurrfarë vendimi, nuk e kuptoj si më të vlefshëm kriminelët se polici që mbron ligjin e shtetin

Lajme
25 vjet burgim për Enver Sekiraqën

25 vjet burgim për Enver Sekiraqën

Drejtësi
Human Rights Network dënon sulmin e ministrit Murati ndaj mediave dhe shoqërisë civile

Human Rights Network dënon sulmin e ministrit Murati ndaj mediave dhe shoqërisë civile

Lajme
Vendosja e kamerave të sigurisë në veri, Elshani: Do të krijojmë një klimë të sigurisë më të madhe te qytetarët

Vendosja e kamerave të sigurisë në veri, Elshani: Do të krijojmë një klimë të sigurisë më të madhe te qytetarët

Elfije Boletini
Hapet dyqani i parë social në Prishtinë, Rama: Qytetarët në nevojë mund të furnizohen çdo muaj falas me produkte ushqimore e higjienike

Hapet dyqani i parë social në Prishtinë, Rama: Qytetarët në nevojë mund të furnizohen çdo muaj falas me produkte ushqimore e higjienike

Prishtina
Kalo në kategori