LAJMI I FUNDIT:

I ashpërsohet dënimi një të akuzuari për pengim të policisë gjatë aksionit në veri

I ashpërsohet dënimi një të akuzuari për pengim të policisë gjatë aksionit në veri

Kolegji i Gjykatës së Apelit, i përbërë në shumicë prej gjyqtarëve të EULEX-it, ka nxjerrë aktgjykimin e datës 4 gusht 2016, në lëndën penale kundër të akuzuarit R.K.

Ankesa e prokurorit të EULEX-it është pranuar në mënyrë të pjesshme, ndërsa dënimi është ndryshuar.


Kështu nga 6 muaj burgim i kushtëzuar për dy vjet,  i akuzuari R.K është dënuar me dënim me burgim prej një viti, të kushtëzuar për tre vjet.

Aktgjykimi i Gjykatës Themelore të Mitrovicës, i datës 10 dhjetor 2015 është ndryshuar ex officio edhe  lidhur me emërtimin e veprës penale sipas nenit 318 (1) të KPK-së, përkatësisht “Pjesëmarrje në grup në pengimin e personave zyrtarë gjatë kryerjes së detyrave zyrtare”. Pjesa tjetër e aktgjykimit është vërtetuar.

Lënda penale në fjalë ka të bëjë me sulmin e datës 26 korrik 2011 ndaj kolonës së automjeteve të Policisë së Kosovës, në rrugën kryesore në mes të Mitrovicës dhe Zubin Potokut. Një grup i personave e kishin bllokuar rrugën me 4 deri në 5 automjete.

Grupi në fjalë përbëhej prej 6 deri në 8 persona, ndërsa i akuzuari  në fjalë ishte njëri prej tyre. Gjatë këtyre ndodhive kanë filluar gjuajtjet nga armët kur në mënyrë fatale është plagosur anëtari i njësisë operative speciale të Policisë së Kosovës, Enver Zymberi.

Kolegji i Apelit ka nënvizuar se ndalja e kolonës në barrikadën në fjalë ka qenë kushti thelbësor për vrasjen e policit të ndjerë, si dhe për rrezikimin e policëve të tjerë.

Megjithatë, nuk ka pasur prova të cilat e lidhin të akuzuarin  qoftë me personat të cilët kanë gjuajtur me armë mbi kolonë, qoftë me planifikimin e pusisë. Rrethanat faktike të prezantuara nuk kanë qenë të mjaftueshme për të konstatuar se R.K. është dashur ta dijë se pjesëmarrja e tij në bllokimin e rrugës do të rezultojë me gjuajtje nga armët.

Sa i përket dënimit, kolegji i apelit ka konstatuar se me qëllim të arritjes së efektit të përgjithshëm parandalues për ndalimin e personave të tjerë nga kryerja e veprave të ngjashme penale, kërkohet një dënim me burgim më të gjatë. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Kosova në KiE dhe rezoluta për Srebrenicën, mediat rajonale:  Vuçiq e pranoi zyrtarisht humbjen

Kosova në KiE dhe rezoluta për Srebrenicën, mediat rajonale: Vuçiq e pranoi zyrtarisht humbjen

Lajme
Peci: Nëse draft-statuti nuk dërgohet në Kushtetuese, procesi i anëtarësimit të Kosovës në KiE nuk do të hyjë as në rend të ditës

Peci: Nëse draft-statuti nuk dërgohet në Kushtetuese, procesi i anëtarësimit të Kosovës në KiE nuk do të hyjë as në rend të ditës

Lajme
Çitaku: Memli Krasniqi ka pasur kontakte me Vetëvendosjen për ta shpërndarë Kuvendin

Çitaku: Memli Krasniqi ka pasur kontakte me Vetëvendosjen për ta shpërndarë Kuvendin

Lajme
Kushtëzimi me Asociacionin, Kurti s’flet për qëndrimin e Gjermanisë rreth anëtarësimit të Kosovës në KiE

Kushtëzimi me Asociacionin, Kurti s’flet për qëndrimin e Gjermanisë rreth anëtarësimit të Kosovës në KiE

Lajme
Kryeministri malazez, Spajiq: Nuk do të heqim dorë nga NATO-ja dhe njohja e Kosovës

Kryeministri malazez, Spajiq: Nuk do të heqim dorë nga NATO-ja dhe njohja e Kosovës

Lajme
Publikohet dosja, si e rekrutoi inteligjenca ruse Mikhail Zorin të vinte në Shqipëri dhe të mblidhte informacione

Publikohet dosja, si e rekrutoi inteligjenca ruse Mikhail Zorin të vinte në Shqipëri dhe të mblidhte informacione

Lajme
Kalo në kategori