Agjencia për shërbime mediatike audio dhe audio vizuele “ASHMAA” konstaton se TV Sitel po përhapë gjuhë të urrejtjes dhe nxit diskriminim kundër shqiptarëve në Maqedoni, shkruan Telegrafi Maqedoni
Agjencia e mediave e ka konstatuar këtë shkelje gjatë një kontrolli ose mbikqyrjeje të jashtëzakonshme gjatë fushatës zgjedhore e cila u zhvillua prej dy deri më pesë dhjetor të vitit 2016.
Në Televizionin Sitel, në edicionet e lajmeve të orës 19:00 dhe 23:00, janë publikuar një sërë kronikash dhe komente redaktuese të kushtuara dygjuhësisë dhe kantonizmit të Maqedonisë. Si përfundim, Agjencia në raport ka thënë se në pohimet e Tv Sitel gjatë fushatës është përdorur gjuhë e urrejtjes e cila ka për qëllim arritjen e ndonjë qëllimi politik nëpërmjet diskriminimit, informatave të njëanshme dhe frikësimit të opinionit.
Sipas Agjencisë, Tv Sitel e ka eksponuar opinionin e Maqedonisë në bindje, imponim të mendimeve, manipulim me informata dhe frikësim me humbje të vendeve të punës, humbje të shtetit, tensione dhe luftëra, me qëllim që të shkaktohet ndjenja e kërcënimit të maqedonasve dhe bashkësive të tjera nga shqiptarët, të cilët prezantohen si armiq.
ASHA vlerëson se Tv Sitel me vetëdijë ka përdorur gjuhë të urrejtjes dhe ka nxitur diskriminim të përsëritur disa herë, dhe duke shfrytëzuar fuqinë e ndikimit të televizionit ka thirrur për dhunë ndaj shqiptarëve.
Mbikqyrja e jashtëzakonshme e Agjencisë është zbatuar në pajtueshmëri me nenin 48 të Ligjit për shërbime audio dhe audio vizuele dhe nenin 3 nga Ligji për ndalim dhe mbrojtje nga diskriminimi , ligje këto që pamëdyshje e ndalojnë gjuhën e urrejtjes dhe diskriminimin.
Sipas informatave të SHGM-së, raporti me konstatimet i cili është publik dhe i disponueshëm në ueb faqen e Agjencisë, tashmë është dërguar në Prokurorinë Publike dhe në Komisionin për mbrojtje dhe prevenim nga diskriminimi.
Shoqata e Gazetarëve të Maqedonisë shpreson te Prokuroria Themelore e Shkupit dhe Komisioni për mbrojtje dhe ndalim të diskriminimit, seriozisht do t’i shqyrtojnë konstatimet e Agjencisë për Media dhe do të sjellim një vendim adekuat.
Kujtojmë se Gjykata Evropiane për të drejtat dhe liritë e njeritur nga Strazburgu, në aktvendimet e sajë konstaton qartë se një mënyrë e tillë e shprehjes është mohim i lirisë shprehjes. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNjë person i tretë në makinë me Licin dhe Bushatin? Policia shqiptare ngre dyshime: Mund të jetë larguar
Bllokohet Lagja e Boshnjakëve në Mitrovicë për pak kohë, ndërhyn policia dhe shpërndan turmën
Bojkoti i Kuvendit nga shumica parlamentare, përplasen Imer Mushkolaj me deputetët e LVV-së
Abdixhiku i prerë: LDK do të jetë pjesë e Qeverisë vetëm me mua si kryeministër
I vëllai iu vra sot në atentat, kush është “i forti” i Shkodrës?
Incidenti në Fushë-Kosovë: Fqinji i vuri flakën njehsorëve elektrikë të banesës
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Kompletoje look-un me 50% zbritje
Më të lexuarat
Ndodh puthja e parë në Big Brother VIP Kosova, është mes Vullnetit dhe Gresës
Në podcast me Toni Kroos, Jurgen Klopp nuk lë gjë të keqe pa thënë për Sergio Ramosin
Problemi me rinovimin e kontratës – tri klubet e mëdha evropiane futen në garë për Vinicius
“The Simpsons” parashikojnë se kush i fiton zgjedhjet në SHBA
Një person i tretë në makinë me Licin dhe Bushatin? Policia shqiptare ngre dyshime: Mund të jetë larguar
Po eliminoheshin nga gara - Guardiola dhe lojtarët e Man Cityt nuk i ndalnin të qeshurat