LAJMI I FUNDIT:

ASHMAA: LSDM nuk ka dorëzuar asnjë ankesë

ASHMAA: LSDM nuk ka dorëzuar asnjë ankesë

Agjencia për shërbime mediatike audio dhe audio-vizuale, i demanton ashpër akuzat e bëra në njoftimin për opinion të LSDM, në të cilën theksohet që LSDM pret nga ASHMAA ta sanksionojë televizionin TVSITEL, transmeton Telegrafi Maqedoni.

Bëhet fjalë për emetimin e një materiali me titull „A ka plan për federalizim të Maqedonisë në sfondin e skenaristit për destabilizim“, dhe se për këtë material LSDM ka dorëzuar ankesë adekuate deri te ASHMAA.


„Në drejtim të informimit të drejtë, Agjencia për shërbime mediatike audio dhe audio-vizuale, e njofton opinionin që mbrëmë deri në orën 20.30 në postën elektronike për kontakt të Agjencisë, contact@avmu.mk, nuk është dorëzuar asnjë ankesë nga ana e LSDM“ – thonë nga ASHMAA.

Njëkohësisht, edhe i bëjmë me dije LSDM se emri i Agjencisë është: “Agjencia për shërbime mediatike audio dhe audio-vizuale, e jo Agjencia për arte audio dhe audio-vizuale, shtojnë nga ky institucion./Telegrafi.