Në vitet ’80 të shekullit të kaluar, një nga parodistët më të njohur të ish-Jugosllavisë, Haxhi Jovan-Kostiqi, kishte thënë: “Nuk është problem që Jugosllavia ka shumë akademikë, por më vjen keq që francezët kanë aq pak”. Ai e kishte thënë këtë duke pasë parasysh faktin se Franca me popullsi dyfish më të madhe se ish-Jugosllavia, kishte “veç” 40 akademikë. Ndërkaq, shteti i Jovan-Kostiqit kishte tetë njësi federative, secila me Akademinë e saj me nga 40 anëtarë.
Këtu bënte pjesë edhe Kosova. Për këtë njësi federative, atë kohë ishte thurur barsoleta se me çfarë teme shqiptari e fitonte titullin e doktorit të shkencave: “Kur ia këpusin mizës krihët, ajo bëhet e shurdhër”! Fatkeqësisht, kjo barsoletë dikur nacionaliste dhe përçmuese (por që megjithatë kishte diçka të vërtetë aty), kurrë nuk ka qenë më reale se sot.
Pasojat e kësaj barsolete (realiteti) shihen kudo në arsimin e degraduar të shtetit të Kosovës. Ndërkaq, kulmi është me Akademinë e Shkencave dhe Arteve të Kosovës (ASHAK) për të cilën u bë luftë e madhe ditëve të fundit – me lobime tek të pushtetshmit, përmes Trinitetit të Dreqit, të Birit dhe Marrisë së Shenjtë – për të qenë pjesë e këtij “institucioni më të lartë të shkencës dhe artit”!
Asgjë për t’u çuditur. Teksa ndërtohej objekti i ri i këtij institucioni, disa akademikë që vuajnë nga deliri i madhështisë, kishin propozuar që bodrumi të shndërrohet në mauzole me trupat e balsamosur të tyre. Kishin menduar që objekti të jetë një vend pelegrinazhi, “te truri i kombit”, pa çka që një alamet Rusie po ka probleme me mbajt të konservuar trupin e Leninit.
Prandaj, të kandidosh në këtë Akademi hiç nuk është problem, e as për t’u çuditur me emrat që do të defilojnë pastaj aty! Sepse, biografitë e intelekti nuk vlejnë, pos krahu. Mediokri do të mbetet përjetë akademik dhe nuk do t’ia ndiejë hiç se çfarë do të flitet për të! Pastaj, gjithçka harrohet! Ndërkaq, shpejtë do të dëgjohet fraza mbrojtëse për ta, drejtuar “vdekatarëve të rëndomtë”: “Kush je ti që merresh me akademikë”?!
Por, nëse jo nesër, çka mund të thuhet sot për shumicën e akademikëve të rinj – pos Fetah Podvoricës si shkencëtar i cituar, Mentor Petrelës apo Muhamedin Kullashit që hajt po ligjëron në Francë? Çka mund të thuhet për një Akademi ku nuk pranohet një tjetër shkencëtar i cituar, Bajram Berisha, e pranohen të tjerët që veç janë parë në TV, janë përmendur te ndonjë deklaratë në gazetë, e kush veprat nuk ua di? Asgjë, pos që Gazmend Zajmi, Esat Mekuli, Dervish Rozhaja, Anton Pashku, Ibrahim Rugova e Mark Krasniqi do të rrotullohen në varr dhe se 100-vjetori i lindjes së Idriz Ajetit do të jetë ma i mbrapshti për të. Kjo sepse asnjëri nga këta emra, e shumë studiues e krijues të tjerë që nuk kanë qenë pjesë e ASHAK-ut, nuk kanë kontribuuar për të ardhur shqiptari në këtë derexhe, që Sahit Plisi të dalë më serioz, të jetë më i dobishëm e më domethënës për një shoqëri se një Akademi.
Edhe diçka: në Akademinë franceze anëtar është filozofi Alain Finkielkraut, i cili ndër të parët ngriti zërin kundër spastrimeve etnike të kryera nga serbët; është mjeku Yves Pouliquen që udhëheq fondacionin “Singer Polignac” që kontribuon me bursa në zhvillimin e artit dhe të shkencës; është diplomati, mjeku e historiani Jean-Christophe Rufin që udhëheq edhe organizatën humanitare “Action Against Hunger”… Ndërkaq, kryetar i ASHAK-ut është dikush që nga një profesor (po ashtu kontrovers) akuzohet se ai e disa kolegë të tij janë plagjiatorë, pra se i kanë vjedhur disertacionet e doktoratave.
Për këtë gjendje përgjigjen më të mirë e ka “hoxha” i dikurshëm nga Tërsteniku i Drenicës, të cilit nuk ia ndiente shumë për fe. Kur e pyesnin se çka po thotë qitapi, ai e lëvizte Kuranin ndër duar, e krijonte një situatë dramatike, dhe përgjigjej: “Po thotë: Kuku për mu, e kuku për ty”! Ndërkaq, Ali Podrimja do të shtonte: “Me pasë pyet Serbinë, emra më të këqij nuk do të zgjidhte për ne”!
Gëzuar Vitin e Ri!
Promo
Reklamo ketuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Murseli e ka pranuar se ka porositur vrasjen e gruas së tij

I dyshuari i tretë i arrestuar në rastin e Liridona Murselit është pjesëtar i FSK-së dhe i afërm i Naim Murselit

Pas arrestimit të Naim Murselit, familja e tij anulon të pamën për Liridonën e vrarë

Vuçiq: Nëse e gjithë Marrëveshja e Ohrit bëhet pjesë e negociatave me BE-në, do të mbyllet dera e anëtarësimit për Serbinë

Dorasi ka deklaruar se është paguar nga Naim Murseli për vrasjen e Liridona Murselit

Familja Ramadani nxirret me polici nga banesa e tyre në Beograd

Zgjidhni lokalin e përshtatshëm për biznesin tuaj – 10 lokale me qera në lagjen Arbëria ID-249

Shpallni pronën tuaj – shisni ose jepni me qira pronat tuaja nëpërmjet Telegrafi Real Estate

Shitet objekti afarist – mundësi e rrallë për biznesin tuaj me vendndodhjen perfekte në lagjen Kalabria ID-248

Banesa në shitje – ideale për familjet e vogla ID-247

Banesa me sipërfaqe 84m2 në qendër të Prishtinës është në shitje ID-133

Transformo vizionin tënd në konventën internacionale “Suksesi është qëllimi yt”

Bëhu pjesë e konferencës AllWeb 2023 – shfrytëzoje zbritjen në Telegrafi Deals!

Fotot e rreme të vajzave të reja të zhveshura – të krijuara me Inteligjencën Artificiale – tronditin një qytet të vogël spanjoll

Zbuloni sekretin e bukurisë me peptide të kolagjenit Naturagen – tash me 50% në Telegrafi Deals

Stil, funksionalitet dhe zbritje – ofertat në Telegrafi Deals nuk kanë të ndalur
Më të lexuarat

Bellingham dhe Real Madridi në mes të një udhëkryqi - anglezi mund ta humbë sezonin dhe Euro 2024

Vrasja e të dyshuarit për grabitjen në Suharekë, a reagoi sipas protokollit Policia e Kosovës?

Shtetasit suedezë i morën me qera veturat Porsche dhe BMW në Aeroportin "Adem Jashari", dhe nuk i kthyen më

Hovenier: Unë fle rehat duke e ditur që NATO dhe ushtarët amerikanë janë në veri të Kosovës

Gruaja që u vra nga grabitësit në Prishtinë ishte shtetase e Suedisë, lajmi bën jehonë edhe në mediat atje

Lumbardhi dhe Alby gjithnjë e më të afërt, prekje e ledhatime në një çast intim mes tyre në dhomën e gjumit