LAJMI I FUNDIT:

ASH: Rruga Mavrovë-Dibër është bërë “rrugë e vdekjes”

ASH: Rruga Mavrovë-Dibër është bërë “rrugë e vdekjes”

Aleanca për Shqiptarët ka dalë me reagim në lidhje me gjendjen e rrugës Mavrovë – Dibër. Nga ASH thonë se kjo rrugë është shndërruar në një rrugë që shpie më shumë drejt spitaleve dhe vdekjes.

“Për shkak të mungesës së sinjalizimit dhe rrethojave, në këtë rrugë janë shtuar aksidentet të cilat jo rrallë herë kanë pasur edhe epilog fatal për qytetarët. Vitin e kaluar tre persona humbën jetën, ndërsa në disa aksidente shumë të tjerë kanë ngelur të lënduar”.

“Punimet në këtë rrugë ishin planifikuar të përfundojnë në gusht të vitit 2021, por për vonesat dhe zvarritjet ende askush nuk mban përgjegjësi”.


“Aleanca për Shqiptarët fton autoritetet përgjegjëse që të intervenojnë për të parandaluar tragjedi më të mëdha, duke patur parasysh se është një nga rrugët më të frekuentuara. Ndërkaq, qytetarëve u bëjmë thirrje të jenë të kujdesshëm, veçanërisht në prag të festave të fundvitit kur moti e përkeqëson edhe më tepër situatën”, thonë nga ASH.

Në trend Lajme

Më shumë
Tre persona të plagosur në Klinë, njëri në gjendje të rëndë

Tre persona të plagosur në Klinë, njëri në gjendje të rëndë

Kronika e Zezë
Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

Sociale
Mbyllja e qendrave ilegale për punë sociale në veri, analistët paralajmërojnë për raportet me SHBA-në

Mbyllja e qendrave ilegale për punë sociale në veri, analistët paralajmërojnë për raportet me SHBA-në

Lajme
Abdixhiku: Fitorja e CDU-së në Gjermani, një mundësi e re për Kosovën

Abdixhiku: Fitorja e CDU-së në Gjermani, një mundësi e re për Kosovën

Politikë
Hoxhaj pas fitores së CDU/CSU-së në Gjermani: Lajm i mirë për Kosovën dhe Evropën

Hoxhaj pas fitores së CDU/CSU-së në Gjermani: Lajm i mirë për Kosovën dhe Evropën

Lajme
Nga ngrohja në Prishtinë te infrastruktura, si po ndikon pezullimi i fondeve të BE-së për Kosovën

Nga ngrohja në Prishtinë te infrastruktura, si po ndikon pezullimi i fondeve të BE-së për Kosovën

Lajme
Kalo në kategori