ASH: Policia e BDI-zuar të ndalojë metodat e UDB-së ndaj studentëve

Aleanca për Shqiptarët përmes një komunikate shprehet se “policia e BDI-zuar të ndalojë urgjentisht metodat e UDB-së për t’i kërcënuar studentët të cilët denoncuan një krim të rëndë në Universitetin e Tetovës ku “profesoresha” që ka në krah Ali Ahmetin kërcënon dhe dhunon studentët, si dhe protestuan duke kërkuar të drejtën e tyre për arsim dhe siguri”.
“Akuza për inçizim dhe publikim të paligjshëm ndaj studentëve nuk mban, pasi inçizimi është bërë në institucion publik dhe jo në shtëpinë private, ndërsa interesi publik është më i rëndësishëm se ai personal. Pas denoncimit të bërë nga studentët policia duhet të shkojë në Kërçovë dhe të arrestojë atë që dhunonte studentët dhe jo studentët të cilët guxuan të denoncojnë këtë skandal”, thuhet në njoftimin e ASH-së.
“Kujtojmë Ali Ahmetin dhe BDI-në se studentët janë ata që prishën Jugosllavinë dhe derivatet e atij sistemi nuk mund të zënë për fyti studentët dhe zërin studentor”
“Aleanca për Shqiptarët ka ndjekur me vëmendje dhe kujdes të veçantë këtë rast duke përkrahur vetëm moralisht studentët në këtë betejë. Por, sot kur BDI dhe i gjithë aparati shtetëror u vu në shërbim dhe mbrojtje të profesoreshës dhunuese, ne ndjehemi të detyruar që të vihemi në mënyrë të drejtëpërdrejtë në mbrojtje të studentëve. Që sonte studentët do të na kenë në krah me çdo mundësi që do të kemi në dispozicion”, thuhet në fund të njoftimit të ASH-së.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

Tre persona të plagosur në Klinë, njëri në gjendje të rëndë

Mbyllja e qendrave ilegale për punë sociale në veri, analistët paralajmërojnë për raportet me SHBA-në

Abdixhiku: Fitorja e CDU-së në Gjermani, një mundësi e re për Kosovën

Policia kërkon bashkëpunim nga qytetarët për arrestimin e një personi

Mbyllja e katër Qendrave serbe për punë sociale në veri, reagon Ambasada amerikane në Prishtinë

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

Egli tha se nuk e njeh, kundërpërgjigjet Xheneta: E di shumë mirë se kush jam

Mbyllja e qendrave ilegale për punë sociale në veri, analistët paralajmërojnë për raportet me SHBA-në

Zelensky: Kemi nevojë për 20 sisteme raketore Patriot, do t’i paguajmë

E zgjodhi për ta rikthyer në lojë, G Bani tani ndërron mendim për Gjestin - e quan lojtar të shkëlqyer

Merz përjashton edhe një herë koalicionin me AfD - pasi Weidel thotë se duart e saj janë 'zgjatur' për t'u bashkuar me një qeveri