ASH: Marrja e barnave me letërnjoftim dhe prezencë fizike është absurde
Njoftimi që sot shpalosi Fondi shëndetësor i Republikës së Maqedonisë së Veriut në lidhje me marrjen e barnave nga farmacitë ku përveç recetës kërkohet edhe dokument identifikimi dhe prezenca fizike e pacientit si dhe rikthimi i librezave të vjetra shëndetësore, është njëri nga elementet përbërës të paaftësisë dhe mosdijes që e karakterizon këtë Qeveri.
Fondi Shëndetësorë është futur në një rreth vicioz dështimesh. Në vend se të mendojë për lehtësim dhe thjeshtësim të procedurave, me këtë masë po e ngarkojnë pacientin me gjëra që në praktikë janë edhe absurde. Aleanca për Shqiptarët vlerëson se urdhëresat e këtilla bien ndesh me trendet zhvilluese të shteteve të BE-së atje ku aspirojmë të bëhemi pjesë.
Kjo masë absurde godet veprimtarinë mjekësore duke e lënë në plan të dytë pacientin dhe sëmundjen e tij sepse koha e duhur për të regjistruar terapinë në librezë, kartel mjekësore dhe ditar është dyfish më e gjatë se anamneza dhe egzaminimi i pacientit.
Sipas analizave të departamentit për Shëndetësi pranë Aleancës për Shqiptarët, vlerësojmë se kartelat elektronike që qytetarëve u kushtuan harxhime shtesë prandaj edhe janë zgjidhja dhe nevoja për pacientin, mjekun dhe farmacistin, sepse me një softuer të përbashkët kursehet në kohë, letër, toner dhe fiton komoditet mjeku por edhe pacienti.
Masa e këtillë për prezencën e pacientit me dokument identifikimi dhe recetë bie ndesh me të drejtat e pacientit sepse godet kontingjentin e të sëmurëve që kanë pamjaftueshmëri fizike dhe psiqike për ta realizuar marrjen e barit.
Duke i marrë në konsideratë këto argumente nga njëra anë dhe absurdi që këto urdhra mund të jenë praktike dhe funksionale për sistemin shëndetësorë, ftojmë Ministrinë dhe Fondin që të tërhiqen këto kërkesa dhe të filloj të mendoj për zgjerimin e listës së barnave të rimbursueshëm, rritje të koeficientit dhe krijimin e politikave për mbajtjen e mjekëve në vend, thuhet në kumtesën e Aleancës për Shqiptarët.
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëPse Mali i Zi votoi kundër Kosovës në KiE, flet Dritan Abazoviq
Hamza: Jam më i mirë se Kurti në qeverisje, kam përvojë më shumë se Abdixhiku - Haradinaj s’do të jetë kryeministër
Aktivitete nga Serbia për sulm “hibrid” ndaj Kosovës, "Octopus": Urgjentisht të koordinohen veprimet me ndërkombëtarët
Nënkryetarja e PE-së e thotë hapur se BE-ja gaboi me masat ndaj Kosovës, tregon pse po amnistohet Serbia
Nga 3 prilli gjoba të larta për shkelësit e rregullave në trafik - këto janë ndryshimet me Ligjin e ri
Tha se ditë të vështira e presin Serbinë, Vuçiq: Nesër ose pasnesër i merrni përgjigjet
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
E zezë klasike, krejt sytë n’ty
Papuçe që t’flen kama n’to- Porositni me zbritje në Telegrafi Deals
Kapni zbritjen – atletet Nike për meshkuj tash me zbritje në Telegrafi Deals!
Kur nuk blen për vete, nuk blen as për kojshi – që do të thotë shfrytëzoje zbritjen në Telegrafi Deals
Sot harroni të gjitha hallet, ZBRITJA në Deals me na shku huq nuk na falet
Më të lexuarat
Pse Mali i Zi votoi kundër Kosovës në KiE, flet Dritan Abazoviq
Akulli polar po shkrihet dhe po ndryshon rrotullimin e Tokës - çfarë do të thotë kjo për njerëzimin
Hamza: Jam më i mirë se Kurti në qeverisje, kam përvojë më shumë se Abdixhiku - Haradinaj s’do të jetë kryeministër
Publikohen videot intime në zyre të ushtarakut ukrainas - ai po kërkohet për tradhti kombëtare në Kiev
Reagon babai i Olti Hysenit, pas deklaratës 'bombastike' të lojtarit të talentuar
Nënkryetarja e PE-së e thotë hapur se BE-ja gaboi me masat ndaj Kosovës, tregon pse po amnistohet Serbia