LAJMI I FUNDIT:

ASH: Maqedonia e Ilindenit shkel sekularitetin e shtetit

ASH: Maqedonia e Ilindenit shkel sekularitetin e shtetit

Aleanca për Shqiptarët ka mbajtur mbledhjen e kryesisë qendrore ku ka dalur me qëndrimin e saj lidhur me çështjen e emrit dhe propozimin e fundit “Republika e Maqedonisë së Ilindenit”.

“Integrimi i Maqedonisë në BE dhe NATO është përcaktim politik dhe strategjik i pakompromis i Aleancës për Shqiptarët. Aleanca për Shqiptarët ripërsërit qëndrimin e sajë se është kundër çdo tendence për të sllavizuar emrin e shtetit në çfarëdo lloj forme qoftë. Në lidhje me informatën e referuar në opinion për propozimin e ri të shtetit, Aleanca për Shqiptarët konstaton se ky emërtim është goditje e rëndë mbi karakterin sekular të shtetit si një ndër themelet bazë të demokracisë liberale.”, theksohet në komunikatën e ASH-së.


Kryesia e kësaj partie po ashtu përkrah përpjekjet e faktorit ndërkombëtar dhe Qeverisë për zgjidhjen njëherë e përgjithmonë të kontestit me Greqinë në lidhje me emrin e shtetit.

“Gjithashtu i rikujtojmë kryeministrit të vendit që shqiptarët në Maqedoni në këtë proces të rëndësishëm politik nuk mund të përfaqësohet nga dikush që është i delegjitimuar radhazi nga votuesit shqiptar në disa cikle zgjedhore.”, theksohet në vendimin e ASH-së./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Lajme
Pezulloi detyrat publike për shkak të akuzave ndaj bashkëshortes, Rama i del në krah kryeministrit spanjoll

Pezulloi detyrat publike për shkak të akuzave ndaj bashkëshortes, Rama i del në krah kryeministrit spanjoll

Lajme

"Vuçiq e mendonte Slloveninë Eldorado serbe, kurse diplomatët e saj vegla të tij", ish-diplomatë serbë flasin për skandalin e fundit të Vuçiqit

Lajme
“Veç me ia ba një vendbanim në gjykatë”, ish-zyrtari i Komunës së Prishtinës del para gjykatës me 24 aktakuza për korrupsion

“Veç me ia ba një vendbanim në gjykatë”, ish-zyrtari i Komunës së Prishtinës del para gjykatës me 24 aktakuza për korrupsion

Drejtësi
Për herë të parë sot mbahet seanca në objektin e Komunës së Zubin Potokut

Për herë të parë sot mbahet seanca në objektin e Komunës së Zubin Potokut

Lajme
Çka tha diplomati slloven Zhbogar në OKB që u irritua Vuçiqi?

Çka tha diplomati slloven Zhbogar në OKB që u irritua Vuçiqi?

Lajme
Kalo në kategori