eksperti ad

Inspektorët komunalë të Komunës së Ferizajt kanë kapur dhe asgjësuar në njërin nga marketet e mëdha që operon në Ferizaj, një sasi të konsiderueshme produktesh ushqimore të prishura, përkatësisht të skaduara.

Këto produkte janë zënë gjatë kontrollit rutinor në proces shitje. Inspektorati komunal gjatë 3 muajve të fundit ka inspektuar shumica e marketeve, lokaleve ku ofrohen produkte të ndryshme që ka rezultuar me mbi 80% e lokaleve, marketeve plotësojnë kushtet, gjegjësisht produktet ofrohen sipas të gjitha kushteve për shitje- konsum.


Komuna e Ferizajt, përkatësisht inspektorati i komunës është i vendosur në përmbushje të qëllimit të kryetarit të Ferizajt, Agim Aliu që shëndeti i qytetarëve të garantohet në bazë ditore nga cilësia e produkteve që ofrohen në treg.

Komuna inkurajon qytetarët që të denoncojnë rastet kur hasin në produkte të prishura, të skaduara pranë inspektoratit komunal në mënyrë që në treg të ketë sa më pak produkte të pasigurta, përcjell Telegrafi.

39861950 1929210803791412 2609059295060295680 o 1

39894656 1929210537124772 7367633603032776704 n

39926983 1929210523791440 1017841493202698240 n

39969545 1929210640458095 1191986753309769728 n