LAJMI I FUNDIT:

Asgjësohen 1,664 fidanë narkotikë Cannabis sativa në Mirditë, arrestohen dy persona

Asgjësohen 1,664 fidanë narkotikë Cannabis sativa në Mirditë, arrestohen dy persona

Janë asgjësuar 1,664 fidanë narkotikë Cannabis sativa të cilat u gjetën në kubikë gati për kultivim, në fshatin Xhuxhë të Mirditës.

Sipas një njoftimi të Policisë së Shtetit janë arrestuar dy autorë të dyshuar të kësaj veprimtarie kriminale.


“Në kuadër të fazës së 18-të të këtij megaoperacioni, gjatë kontrolleve në zonën e quajtur “Bjeshkët e Xhuxhës”, njësia administrative Fan, shërbimet policore të Komisariatit të Policisë Mirditë, gjetën në kubikë, gati për t’u kultivuar në tokë, 1664 fidanë të dyshuar narkotikë Cannabis sativa, të cilët pas kryerjes së veprimeve procedurale, u asgjësuan nëpërmjet djegies. Falë veprime të shpejta hetimore, u bë i mundur identifikimi dhe arrestimi i shtetasve B. H., 55 vjeç, banues në Kurbin dhe I. C. 32 vjeç, banues në Krujë, të dyshuar si autorë të  kultivimit të fidanëve në kubikë”, thuhet në njoftim.

Po ashtu siç bëhet e ditur në njoftim strukturat hetimore vijojnë hetimet e thelluara për identifikimin dhe kapjen e autorëve të dyshuar të kultivimit të fidanëve dhe bimëve të asgjësuara nga policia gjatë fazave të zhvilluara më parë të këtij megaoperacioni policor.

“Si rezultat i veprimeve hetimore të kryera nga struktura hetimore e Komisariatit të Policisë Lezhë, u bë i mundur identifikimi, kapja dhe ndalimi i shtetasit A. K., 39 vjeç, banues në Lezhë, pasi dyshohet se është autor i kultivimit të 233 bimëve narkotike që u gjetën në malin e Shëngjinit dhe u asgjësuan në kuadër të fazës së 8-të të  megaoperacionit, fazë e cila është zhvilluar më datë 31 maj 2023”, thuhet ndër të tjera në njoftim. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Anëtarësimi i Kosovës në KiE, Knaus: Disa shtete, përfshirë Francën e Gjermaninë po përgatiten ta bllokojnë votimin në maj

Anëtarësimi i Kosovës në KiE, Knaus: Disa shtete, përfshirë Francën e Gjermaninë po përgatiten ta bllokojnë votimin në maj

Lajme
Fruti i pasionit mbillet në Shkodër - Familja Ndoja nga 1 dynym, sot mbjell 15 hektarë

Fruti i pasionit mbillet në Shkodër - Familja Ndoja nga 1 dynym, sot mbjell 15 hektarë

Lajme
Tentuan t’ia vënë zjarrin shkollës “Meto Bajraktari” në Prishtinë, reagon Drejtoria e Arsimit: Të zbulohen motivet e sulmit kriminal mbi objektet shkollore

Tentuan t’ia vënë zjarrin shkollës “Meto Bajraktari” në Prishtinë, reagon Drejtoria e Arsimit: Të zbulohen motivet e sulmit kriminal mbi objektet shkollore

Arsim
Në Gjakovë zbulohet monumenti i Skënderbeut

Në Gjakovë zbulohet monumenti i Skënderbeut

Lajme
Gruaja që vdiq në Spitalin e Prizrenit ishte 24-vjeçare, shtatzënë

Gruaja që vdiq në Spitalin e Prizrenit ishte 24-vjeçare, shtatzënë

Kronika e Zezë
Lajçak tregon se çfarë përshtypje i kanë lënë Kurti dhe Vuçiq gjatë bisedimeve Kosovë-Serbi

Lajçak tregon se çfarë përshtypje i kanë lënë Kurti dhe Vuçiq gjatë bisedimeve Kosovë-Serbi

Politikë
Kalo në kategori