LAJMI I FUNDIT:

Asfaltohen pesë rrugë në fshatin Senik

Asfaltohen pesë rrugë në fshatin Senik

Ka filluar asfaltimi i pesë rrugëve në Senik, në kuadër të rregullimit të infrastrukturës rrugore në fshatrat e Komunës së Malishevës, me qëllim të lëvizjes më të lirë të qytetarëve dhe qarkullimit të veturave.

Asfaltimin e këtyre rrugëve, e ka parë nga afër edhe Kryetari i Komunës së Malishevës, Ragip Begaj.


“Rregullimi i infrastrukturës rrugore dhe infrastrukturës në përgjithësi, është dhe do të mbetet një prej prioriteteve tona. Sot po asfaltojmë rrugë, brenda lagjeve, pasi rrugët kryesore tashmë janë të përfunduara, e me këtë edhe infrastruktura rrugore, po shkon drejt përfundimit, në tërë territorin e Komunës së Malishevës”, tha kryetari Begaj.

Në këtë fshat po asfaltohen pesë rrugë të cilat janë hapur dhe janë përgatitur për asfaltim, ndërsa një rrugë tjetër, është shtruar me rërë dhe është duke u hapur edhe një rrugë e re, në mënyrë që disa familjeve të ju mundësohet kyçja në rrugët e fshatit. /Telegrafi/