Kryetari i Komunës së Podujevës, Agim Veliu, ka inspektuar punimet në asfaltimin e rrugëve në disa lagje të fshatrave Gllamnik, Sekiraçë dhe Balloc.
Për të përcjellë nga afër punimet në asfaltimin e rrugëve, kryetari i Komunës së Podujevës, Agim Veliu, ka vizituar disa lagje të fshatrave Gllamnik dhe Balloc ku janë duke u asfaltuar rrugët në një gjatësi prej 3.6 km.
Me këtë rast kryetari Veliu tha se investimet në infrastrukturë po bëhen në çdo pjesë të komunës së Podujevës, duke ndikuar në lehtësimin e qarkullimit dhe përmirësimin e jetës së qytetarëve në këto lagje.
“Jemi të vendosur që më projektet infrastrukturore të shtrihen në të gjitha lokalitetet, në mënyrë që ta lehtësojmë lëvizjen e qytetarëve tanë dhe të ndikojmë në përmirësimin e jetës në fshatrat e Podujevës”, tha kryetari Veliu.
Gjithashtu, kryetari Veliu, tha se po vazhdohet edhe me realizimin e projekteve të tjera infrastrukturore, të planifikuara për sivjet, ku përfshihen: trotuaret, rrjeti i kanalizimit, ndërtimi i urave, ndriçimi publik, zgjerimi dhe pastrimi i lumenjve dhe projekte të tjera. /Telegrafi/
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëN’BAU krejt i gjen me zbritje këtë javë!
Relaksim në përjetësi, me “Holiday In 2” t’gjitha i ki
Respekti dhe vlerësimi i punëtorëve refletojnë në suksesin e Emona Center
Fito udhëtim në çift me IP Petrol!
"Më mirë se vendi ynë nuk ka", rrëfimi i Fitim Maliqit që posedon mbi 10 mijë zogj të pulave
Pasuria e guvernatorit të BQK-së, drejtorit ATK-së dhe drejtorit të Doganës
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
UEFA zbulon lojtarin më të shpejtë për këtë edicion në Ligën e Kampionëve
Zyrtare: Bundesliga me pesë skuadra në Champions duke iu falënderuar Dortmundit
A di të ndalet ky Ronaldo? Çfarë goli me këmbën e majtë
Mohamed Salah thyen heshtjen në rrjetet sociale pas përplasjes që kishte me Jurgen Klopp
Të gjithë po pyesin për ritualin e Bellingham para çdo ndeshjeje – anglezi shpjegon përse e bën
Bajrami: Jam i gatshëm ta ndihmoj Kurtin në procesin e Asociacionit