LAJMI I FUNDIT:

Asadi përkundër vendimit të KS-OKB-së kryen sulme në Siri

Asadi përkundër vendimit të KS-OKB-së kryen sulme në Siri

Përkundër vendimit të Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara (KS-OKB) për armëpushim humanitar një mujor në Siri, ushtria qeveritare po kryen sulme në Goutën Lindore, Idlib dhe Hama.

Sipas burimeve të Mbrojtjes Civile apo siç njihen Helmetat e Bardha, regjimi i Asadit, përkundër vendimit të mbrëmshëm të KS-OKB-së për ‘armëpushim humanitar’ një mujor në Siri, që nga orët e mëngjesit të ditës së sotme ka sulmuar 8 rajone nga toka dhe ajri.


Forcat e regjimit sirian në orët e mëngjesit të ditës së sotme kanë kryer sulme tokësore dhe ajrore ndaj rajoneve Duma, Haresta, Shifoniyye, Kefer Batna, Hammuriye, Sakba, Baeyt Sava dhe Merxh të Goutës Lindore.

Sipas vlerësimeve të para, si pasojë e sulmeve artilerike në qytezën Hammuriye ka humbur jetën një grua.

Siç njoftojnë gazetarët e AA-së në Idlib dhe Hama, forcat e regjimit që nga orët e mëngjesit me gjuajtje artilerike kanë marrë në objektiv zonat civile të qarkut Xhisr esh-Shugur të Idlibit, kurse kanë sulmuar nga toka edhe rajonin Kefer Zita të qytetit Hama, në pjesën qendrore të shtetit.

Me projekt-rezolutën e miratuar mbrëmë nga KS-OKB-ja me një votim unanim u vendos për të paktën një muaj armëpushim humanitar për dërgimin e ndihmave humanitare në Siri dhe veçanërisht për evakuimin e njerëzve të sëmurë dhe të plagosur rëndë në Gutën Lindore e cila gjendet nën rrethimin e regjimit.

Në vendim kërkohet dërgimi në mënyrë të ‘sigurtë, pa pengesë dhe të vazhdueshme’ i ndihmave humanitare në të gjithë Sirinë dhe ndalimin për të paktën 30 ditë të konflikteve ‘pa vonesë’ nga të gjitha palët për evakuimin e ‘të sëmurëve dhe të plagosurve rëndë’. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Bomba dhe viruse: Historia e 'sulmeve të Izraelit' në tokën iraniane

Bomba dhe viruse: Historia e 'sulmeve të Izraelit' në tokën iraniane

Botë
Si shtetet arabe 'e ndihmuan befas Izraelin të zmbrapsë sulmin e Iranit'

Si shtetet arabe 'e ndihmuan befas Izraelin të zmbrapsë sulmin e Iranit'

Botë
SHBA me mesazh të qartë për Izraelin, nëse Tel Avivi vendos për një “kundërofensivë” kundër Iranit

SHBA me mesazh të qartë për Izraelin, nëse Tel Avivi vendos për një “kundërofensivë” kundër Iranit

Botë
Si do të përgjigjet Izraeli? Eksperti britanik tregon tri opsionet e (pa)mundshme

Si do të përgjigjet Izraeli? Eksperti britanik tregon tri opsionet e (pa)mundshme

Botë
Turqia ka një mesazh për Iranin

Turqia ka një mesazh për Iranin

Botë
Ngjarje, pamje, analiza dhe parashikime - sulmi i Iranit ndaj Izraelit, gjithçka ndodhi deri tani dhe çfarë pritet të ndodhë më pas

Ngjarje, pamje, analiza dhe parashikime - sulmi i Iranit ndaj Izraelit, gjithçka ndodhi deri tani dhe çfarë pritet të ndodhë më pas

Botë
Kalo në kategori