AS Prishtina, dominon në garën e çiklizmit

Në këtë garë morën pjesë 21 garues, duke përfshirë edhe garues nga Tetova që begatuan garën me pjesëmarrjen e tyre. Shtegu i garës ishte Prishtinë-Mramor-Busi dhe anasjelltas me distance rreth 68 km me një ndryshueshmëri të terrenit në aspektin gjeografik duke përfshirë maloret që i ka terreni.
Në këtë garë pjesëmarrës nga Kosova ishin klubet e AS Prishtina Cycling Team, KÇ Prishtina, KÇ Peja, veteranët e Prishtinës dhe Tetova. Fitues të garës në kategorinë e seniorëve dolën çiklistët e AS Prishtina, klub i sponsorizuar nga Spitali Amerikan, të cilët zunë vendin e parë, të dytë, dhe të tretë, duke dominuar gjatë gjithë shtegut.
I pari në cak doli Rafet Azemi me kohë 1 orë e 54 minuta, i dyti doli Liridon Islami me 1 orë e 56 minuta, i treti doli Kenan Shabani me 2 orë. Sa i përket kategorisë së Juniorëve në këtë garë ishte i pakonkurrencë Enis Cakolli i KÇ Prishtina i cili dominoj shtegun ku edhe arriti në cak i pari.
Sa i përket kategorisë së veteranëve i pari dhe i dyti dolën Bujar Hoxha dhe Afrim Mala të cilët pavarësisht terrenit të vështirë me shi, arritën në cak.
Gara u organizua nga AS Prishtina Cycling Team të sponsorizuar nga Spitali Amerikan, dhe ne bashkëpunim me KÇ Prishtina.
Sponsor te Evenimentit ishin edhe Red Rain dhe RC Cola bashkë me Kolegjin Riinvest edhe Staffordshire University në Prishtine, të cilët përpos financimit të eventit, kanë ndihmuar në zhvillimin edukativ të çiklistëve.
Laureatët e çmimeve i morën çmimet nga përfaqësuesi i Spitalit Amerikan ne Prishtinë, Redian Mjeshtri në sheshin Nëna Terezë, ku defiluan me biçikletat e tyre për promovimin e çiklizmit në Kosovë. /Telegrafi/




















































