LAJMI I FUNDIT:

Artistja e makijazhit që krijon pamje magjepsëse dhe iluzione optike

Artistja e makijazhit që krijon pamje magjepsëse dhe iluzione optike

Toma Skabeikyte është një artiste makijazhi nga Akmene, Lituani, e cila krijon disa pamje magjepsëse që i marrin disa orë kohë.

28 vjeçarja Toma ka krijuar pamje duke u inspiruar nga Mariah Carey, nga personazhi i njohur ‘The Joker’ i filmave të Batman-it, transmeton Telegrafi.


Disa nga punët e saja më mbresëlënëse përfshijnë iluzionet optike ku duket se fytyra iu është çarë ose kur e ka transformuar hundën e saj në një flutur.

Ajo thotë se gjithmonë i ka pëlqyer arti dhe vizatimi prej kur ka qenë e re, por tani ka filluar ta përdor trupin e saj si pikturë.

Pasi kishte kompletuar studimet për dizajn grafik, ajo kishte filluar karrierën si artiste makijazhi dhe shpejt e ka zbuluar se pasioni i saj i vërtetë janë efektet vizuale dhe stilet e iluzioneve optike.

Më poshtë i keni disa prej punimeve të saja më interesante, të cilat mund t’ju inspirojnë edhe juve të bëni diçka të ngjashme. /Telegrafi/