LAJMI I FUNDIT:

Artisti krijon një version prej druri të veturës GMC Hummer

Artisti krijon një version prej druri të veturës GMC Hummer

Vetura GMC Hummer elektrik ka qenë në prodhim për më shumë se një vit. Nuk është i lirë, dhe vetëm disa janë bërë por emri i ringjallur ka pasur mjaft ndikim që nga kthimi i tij.

Stili i tij dhe veçoritë të aspektit elektrik e bëjnë atë një veturë të veçantë, dhe tani mund ta shohim të njëjtin model vetëm më të vogël dhe të krijuar prej druri, transmeton Telegrafi.


Një video që u publikua në YouTube tregon në detaje procedurat që kalon artisti për ta bërë këtë model prej druri.

Ndonëse motori nuk gjendet aty, veçori të tjera të makinës gjenden në këtë version më të vogël prej druri.

Ka dyer që hapen dhe mbyllen, panele të lëvizshme të çatisë, të cilat ekspozojnë brendësinë e rikrijuar, duke përfshirë dy ekranet e tij të mëdhenj dixhitalë në timon dhe pedale. /Telegrafi/