Viti 2015 pa dyshim se nxorri në pah emra të rinj në skenën muzikore shqiptare, të cilët tentuan të lënë gjurmë.

Shumë artistë. Me të vërtet shumë. E po ashtu edhe shumë kualitet. Viti 2015 pa dyshim se ishte për plot i mbushur me projekte.

Të suksesshme shumë, por disa të njëjta në stil, e disa më ndryshe, në fund të këtij viti, është e vështirë të zgjidhen më të mirët.


Sigurisht, pa konkluduar nivelin artistik, zgjidhja e më të mirët do t’i takonte profesionistëve.

Por, kur mbledhim suksesin, stilin e veçantë dhe gjurmët që la në vitin 2015, në një mesatare, del se ylli i vërtet i këtij viti ishte askush tjetër pos reperit, të shndërruar së fundmi në këngëtar, Dr. Mic a.k.a Majk.

Majku, emri i vërtet i të cilit është Kastriot Rexha, ka arritur të befasojë të gjithë këtë vit me atë që ai solli në hip hop skenë.

Ju kujtohet grupi TDS dhe albumet e hip hopit që sillnin? Natyrisht, aty si zakonisht dallohej Majku për kualitetet e tij vokale.

Por, ndryshimi i tij vjen shumë më vonë. Së pari, kishte edhe ca hesape të pa sqaruara në skenën e madhe të hip hopit shqiptar, për të cilën duhet të jemi krenarë të gjithë.

“High 3” ishte goditja e parë e Majk. I vetmi ishte Majk që arriti sa do pak të përmbushte vargjet e mëdha të Ghetto Geasyt, i cili nuk la rival pa e goditur keq në këtë këngë.

Me një shpejtësi të pa parë për ndonjë reper shqiptar, e tekst të fuqishëm, Majk fascinoi të gjithë me performancën e tij në klipin “High 3”.

“I jashtëzakonshëm. Ky djalë është i çmendur”, ishte komenti i Florit pas regjistrimit të këtij projekti në studion e ThreeDots mësojnë burimet e sigurta të Telegrafit.

Kur Flori mbetet me duar në kokë për kualitetet e këtij artisti, atëherë suksesi është më se i pritur.

Por, me modestinë më të madhe, Majk vazhdoi që të punonte, deri kur erdhi momenti i duhur për të.

Në gusht u publikua projekti “S’jena Mo”. Në një stil me veshje serioze i transformuar nga Valdrin Sahiti, por tejet elegant, Majk arriti që të fitojë zemrën e qindra e mijëra adhuruesve, në një projekt të dëgjuar ku do, nga të gjithë, pa marrë parasysh moshën.

Ishte i akuzuar për kopjim të stilit, të cilës ai iu përgjigj së fundmi me po ashtu, me shumë stil.

“Nuk është hera e parë që më kritikojnë. Në secilën këngë më kanë kritikuar për diçka. Kopjim nuk ka, por stili ndoshta është i njëjtë”, pohoi vet Majk.

E teksa kritikët që u pengoi suksesi i tij nuk u ndalën me polemika, nuk u ndalën as kryetitujt e portaleve dhe mediave.

“Fenomeni Majk”, “I jashtëzakonshmi Majk”, ishin vetëm disa prej krye-titujve të mediave.

Por, ai nuk la as pa ironizuar me kolegët. I pyetur pas suksesit të jashtëzakonshëm të “S’jena Mo”, Majk deklaroi se projekti është dedikim për Era Istrefin. Kujtojmë se Era lansoi dy hite të mëdha po këtë verë.

Se sa shumë e ka inspiruar mega hiti “S’jena Mo” reperin, për këtë ndoshta as i vet nuk është i vetdishëm.

“Po, kam filluar të bëj më pak rep së fundmi. Që prej “S’jena Mo” po këndoj më shumë dhe kjo po më pëlqen. Tashmë i kam 7 këngë të përfunduara”, u shpreh Majk në një tjetër intervistë.

Dhe teksa ende po stër-dëgjohej projekti i tij “S’jena Mo’, ai ishte në përgatitje të projektit të tij të ri.

Por, pa kaluar në anën tjetër të medaljes së artë të suksesit të tij për këtë vit, vlen të përmendet se ai si kurrë më parë mbajti koncerte këtë vit.

“A është normal Majk? Shikoni performancën e tij drithëruese në Tiranë (Video)
, ishte kryetitulli në Telegrafi.com për një prej performancave të tij në Tiranë, që ishte “live” e që na bëri të gjithë të kujtojmë edhe një herë se me të vërtet ka ende artistë të mirëfillt.

LIVE dhe pa asnjë emocion përballë mijëra adhuruesve të tij në Tiranë, i përkrahur nga Geasy dhe Onat, Majku arriti të vë një tjetër themel të fuqishëm të suksesit të tij për të ardhmen.

Dhe teksa koncertet nuk ndaleshin për të, Majk përgatiti projektin e ri.

“Dashni” titullohej projekti i ri, që befasoi të gjithë. Se si mund të vijë ai kaq i butë. Megjithatë, përkundër këtyre kritikave, ai lansoi dhe ka tri javë që është publikuar.

Mbi 5 milionë klikime e bëjnë “Dashni” një tjetër dëshmi se pse Majk pati të drejt për ndërrimin e stilit. Dhe për këtë, ai pati përkrahjen e askujt tjetër pos Getoar Selimit, që e inspiroi në këtë drejtim si producent ekzekutiv i këtij projekti.

Dy goditje të mëdha nga Majku që erdhi më ndryshe.

Nga një Majk i cili e la atë reperin e fortë si guri të cilin e njihnim nga e kaluara, për të shkëlqyer më fortë se kurrë si një diamant i rallë i skenës muzikore.

Kritikët nuk po ndalen kundër tij, por ai shihet duke e shijuar shumë muzikën, e veçanërisht stilin e ri të cilin e ka krijuar.

Ai ka plotësisht të drejt t’i fërrkojë duart para një viti tjetër të madh për të.

Burimet e sigurta të Telegrafit mësojnë se ai ka disa këngë të përfunduara në studio të ndryshme, të cilat pritet të jenë po ashtu tejet të dëgjuara.

Çka do që do të bëjë ai në të ardhmen, përsëritja e “S’jena Mo”, do të jetë shumë e vështirë.

Pa shumë vështirësi Majk mund të konsiderohet shkëlqimi i vitit që lamë pas. E për këtë, sigurisht se ai ka të drejtë t’i gëzohet këtij suksesi, pa harruar se nga 1 janari e pret një sfidë të re.

Sfida e 2016. Sepse industria dhe skena e muzikës shqiptare është një lojë shumë e rrezikshme. Majk, nëse nuk godet në shenjë, të godasin. Koha është dëshmitari të cilit as Majku nuk do t’i ikë për t’i justifikuar pritjet e publikut që tash janë shumë të mëdha ndaj tij ! /Telegrafi/