LAJMI I FUNDIT:

Artistët futen me forcë brenda ambienteve të Teatrit Kombëtar të Shqipërisë

Artistët futen me forcë brenda ambienteve të Teatrit Kombëtar të Shqipërisë

Artistët e Teatrit Kombëtar kanë hyrë me forcë në godinën e Teatrit Kombëtar, në shenjë proteste për zhvendosjen e tij siç parashikohet në projektligjin e kundërshtuar prej tyre.

Ata kanë mundur që me shumë vështirësi të hyjnë deri në hollin e Teatrit Kombëtar, duke kërkuar takim me Kumbaron dhe transparencë për gjithçka.


“I bëjmë thirrje ministres Kumbaro që t’u përgjigjet kërkesave tona, të bëhet çdo gjë transparente pasi e-mailet që supuzohet të jenë dërguar, nuk na kanë ardhur”, thonë artistët.

Artistët kanë kërkuar që më 14 shkurt, pra të të mërkurën në orën 16:00, presin që Kumbaro të shkojë në ambientet e Teatrit Kombëtar.

Më herët Kumbaro është treguar e gatshme t’i takojë artistët, ndërsa ka sqaruar se “Salla aktuale e teatrit do të vazhdojë të jetë funksionale edhe për trupën e teatrit edhe për trupa të tjera. Teatri Kombëtar do vazhdojë të jetë në funksion deri ditën që do të na vijë projekti por trupa e tij do zhvendoset në një mjedis shumë komod dhe në këtë gjë e kemi dakordësuar më herët me artistët”. /Shekulli/

Në trend Kultura

Më shumë
Ali Pasha donte marrëdhënie diplomatike e tregtare edhe me Amerikën e largët!

Ali Pasha donte marrëdhënie diplomatike e tregtare edhe me Amerikën e largët!

Kulture
Liria 1.7

Liria 1.7

Kulture
IDIL I VDEKUR

IDIL I VDEKUR

Poezi
S’KA RRUGËDALJE

S’KA RRUGËDALJE

Poezi
DASHURIA ERDHI

DASHURIA ERDHI

Poezi
Unë jam gjeni!

Unë jam gjeni!

Fjala+
Kalo në kategori