LAJMI I FUNDIT:

Artikujt të cilët nuk bën t’i konsumoni bashkë: Fryrja dhe gazrat janë vetëm fillim i problemeve

Artikujt të cilët nuk bën t’i konsumoni bashkë: Fryrja dhe gazrat janë vetëm fillim i problemeve

Me kombinimin e keq të artikujve mund të rrezikoni seriozisht shëndetin e sistemit tuaj të tretjes dhe të gjithë trupit

Artikujt e caktuar, nëse i hani bashkë, ndikojnë negativisht ndaj njëri-tjetrit dhe me të madhe zvogëlojnë vlerën e tyre ushqyese, transmeton Telegrafi.


Pasoja e kombinimeve të këtilla janë fryrja, koliti, tretja e keqe, zorrët e irrituara, migrena, artriti, kandida ose lodhja kronike, posaçërisht pas racioneve.

Mishi dhe djathi

Kalciumi nga produktet e qumështit vështirëson absorbimin e hekurit nga mishi. Prandaj, me kombinimin e këtillë merren albumina të tepërta me prejardhje shtazore, gjë që i lodh veshkat.

Mishi dhe patatja

Ky kombinim shkakton fryrje, gogësitje dhe gazra. Zbrazja e lukthit është e ngadalshme gjë që shkakton kapsllëkun, mirëpo edhe nxjerrje të shpejtuar të ushqimit të patretur. Ndjenja e molisjes dhe lodhjes është shfaqje shoqëruese.

Qumështi dhe kafja

Kafja e popullarizuar me qumësht për disa është shumë e rëndë, sepse këto dy artikuj bashkë krijojnë substancën për tretjen e së cilës nevojiten edhe deri në tri orë. /Telegrafi/

Në trend Shëndetësi

Më shumë
Kur trupi ‘qan’ për ndihmë: Shtatë shenjat që tregojnë sasi të tepërt të hekurit në gjak

Kur trupi ‘qan’ për ndihmë: Shtatë shenjat që tregojnë sasi të tepërt të hekurit në gjak

Shëndetësi
Kalo në kategori