LAJMI I FUNDIT:

Arthur Melo mungon edhe në janar te Barcelona

Arthur Melo mungon edhe në janar te Barcelona

Arthur Melo i ka dhënë një lajm të hidhur Barcelonës, pasi do të mungojë edhe në janar.

Mesfushori brazilian nuk ka luajtur që nga starti i muajit dhjetor, derisa ishte zëvendësuar në minutën e 73-të në fitoren ndaj Atletico Madridit.

Arthur ka pësuar lëndim në kofshë dhe pritej se do të rikthehej më 4 janar në përballjen ndaj Espanyolit.


Mirëpo, sipas komunikatës nga stafi mjekësore i katalunasëve, bëhet e ditur se lojtari do të mungojë edhe në janar.

Arthur Melo i shpëton operacionit
Lexo po ashtu Arthur Melo i shpëton operacionit

Braziliani aktualisht gjendet në vendlindje, aty ku edhe ku po rikuperohet dhe duket se do t’i marrë shumë kohë lëndimi i pësuar në derbi.

Barcelona ka një kalendar mjaftë të ngjeshur, pasi më 9 janar do të ketë një përballje në Superkupën e Spanjës. /Telegrafi/