Zëvendës trajneri i Manchester Cityt, Mikel Arteta, ka arritur në qendrën stërvitore, por duke e fshehur fytyrën. 

Trajneri i Cityt është qëlluar nga një shishe në tunel, gjatë ndeshjes së djeshme me Manchester Unitedin.


Arteta arriti në qendrën stërvitore me një lëndim në ballë. Spanjolli mësohet se është goditur nga Romelu Lukaku.

nintchdbpict000372456775 e1512994150950 Arteta kur erdhi në qendrën stërvitore

Incidenti filloi kur Jose Mourinho u kërkoi mysafirëve që të ulin zërin gjatë festës së tyre në Old Trafford.

Mësohet se trajneri i United, ka qenë objektiv i gjuajtjeve me ujë dhe qumësht nga dhoma e mysafirëve.

nintchdbpict000372456759 e1512995256732 Ai e fsheh dëmtimin

Arteta pas kësaj ngjarje erdhi në qendër duke e fshehur lëndimin që kishte marrë nga zënka. Ai voziste një Chevrolet, drejt qendrës ku filloi edhe përgatitja e ndeshjes me Swansean.

City do ta kërkojë fitoren e 15 me radhë në kampionat në këtë ndeshje.

nintchdbpict000372456744 e1512995314459 Ai nuk e largoi dorën nga balli

‘Qytetarët’ fituan ndeshjen derbi me golat e Nicolas Otamendit dhe David Silvas.

Tani United janë 11 pikë pas Cityt në Ligën Premier. /Telegrafi/

telegrafi sport app