Arteta shpenzoi më shumë se 150 milionë euro për të transferuar lojtarë nga rivali i përbetuar i Arsenalit
Që kur mori drejtimin e Arsenalit, trajneri Mikel Arteta ka shpenzuar më shumë se 150 milionë euro për të sjellë lojtarë të Chelseat në “Emirates”.
I fundit në radhë është sulmuesi i krahut të djathtë Noni Madueke, i cili, sipas mediave britanike, së shpejti do të bëhet zyrtarisht anëtar i ri i “Topçinjve”.
Madueke mbërriti te Chelsea dy vjet më parë nga PSV Eindhoven, dhe spekulohet se transferimi te Arsenali do të kushtojë rreth 60 milionë euro.
Arteta padyshim që nuk ka problem të sjellë lojtarë nga radhët e rivalit të tij të hidhur të qytetit, kështu që ai ka shpenzuar para të konsiderueshme për përforcime nga Chelsea më parë.
Nënshkrimi më i shtrenjtë ishte gjermani Kai Havertz, i cili kushtoi 75 milionë euro. Ardhja e italianit Jorginho i kushtoi atij 14 milionë euro, dhe spanjollit Kepa Arrizabalaga për 6 milionë euro.
Vlen të përmendet se Arsenali gjithashtu e solli anglezin Raheem Sterling në formë huazimi nga Chelsea.
Kujtojmë që Arteta u bë trajner i Arsenalit në dhjetor të vitit 2019 dhe ka nënshkruar një kontratë me klubin deri në verën e vitit 2027. /Telegrafi/






























