LAJMI I FUNDIT:

Arta Dobroshi, Aktorja më e Mirë në Festival des Antipodez

Arta Dobroshi, Aktorja më e Mirë në Festival des Antipodez

Në festivalin e filmit që mbahet San Tropez të Francës, ka marrë pjesë edhe filmi “Stray”, ku luan aktorja nga Kosova, Arta Dobroshi. Në Festival des Antipodez, për këtë rol, ajo fiton çmimin e Aktores më të Mirë.


Regjinë e filmit “Stray” e ka bërë regjisori australian, Dustin Feneley, filmi i të cilit “Snow” kishte marrë pjesë më 2006 në Festivalin prestigjioz të Kanës.

“Stray” është një produksion i Zelandës së Re, në të cilin luajnë edhe Kieran Charnock, Luciane Buchanan, Joel Fili, Sez Niederer, Gerard Murphy, Ian Rae… /Telegrafi/