Ultrasit e Juventusit i fishkëllyen futbollistët e tyre përkundër fitores prej 3-0 kundër Bolognas për faktin se asnjëri prej tyre nuk u shfaq nën Curva për t’i përshëndetur tifozët e tyre.

Bianconerët iu gëzuan fitores së parë pas më shumë se një muaji me një paraqitje bindëse në Allianz Stadium, megjithatë nuk munguan kritikat e ultrasve.


Mediat italiane raportojnë se lojtarët nuk u paraqitën nën Curva Sud pas fishkëllimës së fundit të gjyqtarit, gjë që e bëjnë zakonisht pas fitoreve ose humbjeve.

Pas dy humbjeve të fundit, nga Benfica dhe Monza, lojtarët e Juves ishin shfaqur në sektorin e ultrasve për të kërkuar falje.

viking (Foto: Twitter)

Ndërsa pas fitores ndaj Benficas nuk u paraqitën para tifozëve, prandaj – sipas Calciomercato dhe Tuttomercatoweb – u fishkëllyen.

Para ndeshjes së të dielës, një grup prej dhjetëra ultrasve nga grupi ‘Vikings’ ihsin mbledhur jashtë fushë stërvitore duke e kritikuar presidentin Andrea Agnelli dhe drejtorët, përveç Pavel Nedvedit.

Tensionet mes klubit dhe tifozëve nuk janë vetëm për shkak të rezultateve në fushë, por edhe për veprimet ligjore të ndërmarra nga klubi ndaj disa ultrasve për zhvatje të rëndë, shpërlarje dhe dhunë. /Telegrafi/

telegrafi sport app