Arsovski: LSDM të deklarojë se cilët nga 650 punëtorë nga “Jugohromi” do të përjashtohen
Zëdhënësi i OBRM-PDUKM-së Dimçe Arsovski në një konferencë për shtyp tha se “LSDM-ja dhe Angjueshevi ende nuk thanë se cilët 650 punëtorët nga 1.200 në ‘Jugohrom’ nuk do të shkojnë në punë kur fabrika të rifillojë”.
“Tashmë një vit e gjysmë, LSDM-ja, Zaevi dhe Angjshevi gënjejnë 1.200 punëtorë të ‘Jugohromit’ të cilët shpresojnë se do të fillojnë me punë. Përgjigja e Angjshevit, Zaevit dhe LSDM-së është se nga 1.200, vetëm 550 do të fillojnë të punojnë, edhe atë në paraverë. Për 650 punëtorët tjerë të ‘Jugohromit’ askujt nga Qeveria e LSDM-së nuk ka brengë se çfarë do të ndodh dhe a do të kenë para të jetojnë”, tha Dimçe Arsovski duke shtuar se asnjë nga Qeveria nuk u përgjigj për rifillimin e ‘Jugohromit’ ndërsa qytetarët dhe të punësuarit ende presin përgjigje në këtë pyetje, njofton Telegrafi Maqedoni.
Zëdhënësi i partisë maqedonase në pushtet, Arsovski tha se OBRM-PDUKM-ja kishte njoftuar tashmë se midis furnizuesve të energjisë elektrike të ‘Jugohromit’, ishte EDS, kompania që ishte në pronësi të zëvendës-kryeministrit Koço Angjshev.
Prandaj opozita, thotë Arsovski, nga këtu kërkon nga Angjshevi të thotë nëse është e vërtetë se derisa ka qenë zëvendës-kryeministër dhe pronar i EDS-së, i ka shitur rrymë elektrike “Jugohromit”./Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
KSHZ tregon daljen në shtatë vendvotimet ku sot rivotohet
E rëndë në Durrës, katër të rinj marrin peng dhe dhunojnë një 15-vjeçar, policia ndërhyn për ta liruar
Zjarr në departamentin e grave në Idrizovë, katër punonjëse kanë përfunduar në Toksikologji
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Ofertë e veçantë – vila në Brezovicë ofrohet me zbritje ID-246
Një jetë e re fillon këtu – banesa e gatshme 2+1 në rrugën ‘Gazmend Zajmi’ ID-251