LAJMI I FUNDIT:

Arsovska kërkon që këshilltarët e OBRM-PDUKM-së të mbështesin nismën për blerjen e autobusëve të rinj

Arsovska kërkon që këshilltarët e OBRM-PDUKM-së të mbështesin nismën për blerjen e autobusëve të rinj

Kryetarja e Bashkisë së Shkupit tha se në rendin e ditës sot në seancën e Këshillit të Bashkisë së Shkupit është pika për sigurimin e mjeteve financiare për furnizim me autobusë të ri ekologjik.

Arsovska bëri apel që këshilltarët e OBRM-PDUKM-që ta mbështesin këtë nismë, pasi ata kanë përkrahur “Programin për Shkup Modern” në zgjedhjet lokale.


“Sot në këtë konferencë për shtyp, apeloj tek këshilltarët që vijnë nga OBRM-PDUKM, të mos tentojnë që ta rrëzojnë këtë pikë nga rendi i ditës, siç janë paralajmërimet nga ana e tyre, sepse bëhet fjalë për projekt që del nga “Programi për Shkup Modern”, që pikërisht ata e përkrahën në zgjedhjet lokale”, tha mes tjerash Arsovska./tv21.tv