LAJMI I FUNDIT:

Arsovska emëron nënkryetarin e ri në Bashkinë në Shkupit

Arsovska emëron nënkryetarin e ri në Bashkinë në Shkupit

Kryetarja e Bashkisë së Shkupit, Danella Arsovska ka emëruar për nënkryetar Aleksandar Trajanovskin.

Nga Bashkia e Shkupit informojnë se ai vjen nga sektori privaz, ndërsa i njëjti tashmë është këshilltarë në Këshillin e Bashkia e Shkupit.


“Duke pasur parasysh se mandati i tij i dytë si këshilltar në Bashkinë e Shkupit është në vazhdim e sipër, Trajanovski është njëri nga personat më me shumë përvojë në këtë përbërje këshilltare”, thonë nga Bashkia e Shkupit.

Kujtojmë që dje Bujare Abazi nga radhët e ASH-së dha dorëheqje nga pozita e nënkryetares në Bashkinë e Shkupit.