LAJMI I FUNDIT:

Arsimtari meksikan ia përplas kokën për dyshemeje nxënësit që refuzoi të mos e përdor telefonin (Video, +18)

Arsimtari meksikan ia përplas kokën për dyshemeje nxënësit që refuzoi të mos e përdor telefonin (Video, +18)

Një arsimtar i një shkolle të mesme është filmuar duke ia përplasur kokën për dyshemeje një nxënësi, i cili e kishte sulmuar mësimdhënësin pasi i kishte thënë që të mos e përdor telefonin mobil në klasë.

Videoja e filmuar me telefon shfaq momentin kur arsimtari në shkollën “El Nigromante”, ia përplasur kokën për dysheme në prezencë të nxënësve tjerë. Raportohet se ngjarja e tmerrshme ka ndodhur në qytetin Guanajuato të Meksikës, transmeton Telegrafi.


Autoritetet lokale kanë suspenduar arsimtarin dhe i kanë hequr licencën e mësimdhënësit, që ia pamundëson atij të zhvillojë veprimtarinë e tij në çfarëdo institucioni arsimor.

Edhe drejtori i shkollës e ka konfirmuar lajmin se një student i paidentifikuar ishte viktimë e sulmit brutal. Videoja 21sekondëshe tregon se si arsimtari e përdor bërrylin për t’ia përplasur tri herë kokën në dysheme nxënësit.

Sipas mediave lokale arsimtari fillimisht i kishte kërkuar nxënësit që ta heq nga dora telefonin, por ai kishte refuzuar ta bëjë një gjë të tillë. Sikur kjo të mos mjaftonte, ai kishte filluar ta shaj dhe sulmojë arsimtarin i cili më pas humbi kontrollin dhe e përplasi për tokë. /Telegrafi/