Arsenali nuk heq dorë prej Alvaro Moratas

Edhe pse Real Madridi dëshiron të arrijë marrëveshje me yllin e Juventusit, Alvaro Morata, sulmuesi mund të përfundojë në Arsenal.
Reprezentuesi spanjoll ka thënë publikisht se është i lumtur te Bianconerët, ndonëse thashethemet zbulojnë se mund të largohet nga Serie A.
Arsenali thuhet se është i gatshëm të paguaj 60 milionë euro tek Los Blanocs për të nënshkruar me sulmuesin spanjoll në mënyrë që të sigurojë shërbimet e tij për sezonin e ardhshëm në Ligën Premier.
Gjatë edicionit të kaluar, Morata ka regjistruar 12 gola brenda 47 paraqitjeve në të gjitha garat, përfshirë golin e vetëm të shënuar në finalen e fituar 1-0 të Juves për Kupë të Italisë kundër Milanit.

Nga
Telegrafi
25/05/2016
Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Jobs
Real Estate

















































