LAJMI I FUNDIT:

Arsenali nuk e përjashton mundësinë e shitjes së Sakas, por vetëm nëse thyhet rekordi i klubit

Arsenali nuk e përjashton mundësinë e shitjes së Sakas, por vetëm nëse thyhet rekordi i klubit

Bukayo Saka nuk është i pashitshëm dhe këtë e di vet lojtari pasi te Arsenali e mendojnë shitjen e tij në të ardhmen.

Megjithatë për ta shitur talentin e tyre, Arsenali do të donte të thyhej rekordi i klubit dhe jo vetëm, pasi as në Angli nuk ka ndodhur transferim më i shtrenjtë.

Saka është lojtari kryesor i londinezëve ku këtë edicion ka shënuar 15 gola dhe ka asistuar në 13 të tjerë në 32 ndeshje zyrtare në të gjitha garat.


Momenti më i bukur i mbrëmjes, Saka takoi 'Sakan' pas fitores ndaj Nottingham Forestit 
Lexo po ashtu Momenti më i bukur i mbrëmjes, Saka takoi 'Sakan' pas fitores ndaj Nottingham Forestit 

‘Football Insider’ ka raportuar se Topçinjtë e mendojnë shitjen e yllit të skuadrës vetëm nëse do të vinte një ofertë prej 170 milionë eurove në zyrat e klubit.

Në rast se ndodhë shitja për këtë shumë, Saka do të bëhej transferimi më i shtrenjtë në histori të Ligës Premier dhe i treti më i shtrenjti në botë pas Neymar dhe Kylian Mbappe.

Real Madrid, Barcelona dhe PSG kanë mbajtur sytë te anglezi i talentuar, por duket e vështirë që të paguajnë një shumë të tillë.

Megjithatë nuk përjashtohet mundësia që Saka të ndryshojë skuadër, por të mbetet në Ligën Premier ku klube si Manchester United, Liverpool dhe Chelsea janë të gatshme të bëjnë çmenduri për transferimin e 22-vjeçarit. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Besnik Hasi mezi ndalet nga lojtarët e tij që të mos përleshet me tifozët

Besnik Hasi mezi ndalet nga lojtarët e tij që të mos përleshet me tifozët

Ligat tjera
Hansi Flick po e kundërshton traditën e vjetër të Barcelonës – klubi nuk pajtohet me të

Hansi Flick po e kundërshton traditën e vjetër të Barcelonës – klubi nuk pajtohet me të

La Liga
Liverpooli e ka gjetur zëvendësuesin e Van Dijk, por Real Madridi mund t’i prishë planet e tyre

Liverpooli e ka gjetur zëvendësuesin e Van Dijk, por Real Madridi mund t’i prishë planet e tyre

Ndërkombëtare
Sa fitoi Real Madridi me eliminimin e Man Cityt nga Liga e Kampionëve

Sa fitoi Real Madridi me eliminimin e Man Cityt nga Liga e Kampionëve

Liga e Kampionëve
Messi emëroi 10 bashkëlojtarët më të preferuar në karrierën e tij

Messi emëroi 10 bashkëlojtarët më të preferuar në karrierën e tij

Ndërkombëtare
Transferim rekord në histori të futbolli: Arabia Saudite shkon te Real Madridi me ofertë të re për Viniciusin

Transferim rekord në histori të futbolli: Arabia Saudite shkon te Real Madridi me ofertë të re për Viniciusin

La Liga
Kalo në kategori