Arsenali mund ta kthejë vëmendjen te Bruno Guimaraes dhe Douglas Luiz pasi ka shqetësime se Martin Zubimendit i Real Sociedad mund të jetë 'i vështirë' i arritur pasi në garë janë futur klube të mëdha.

Sipas Evening Standard , Topçinjtë duan të nënshkruajnë të paktën me një mesfushor këtë verë dhe e kanë Zubimendin në radarin e tyre prej shumë kohësh.


Sipas këtij mediumi, 25-vjeçari ka hezituar të largohet nga klubi i tij i fëmijërisë, ndërsa në garë janë futur edhe Bayern Munich dhe Barcelona.

1482449605.0

Ndërsa transferimi rezulton i vështirë, njerëzit e Mikel Artetas mund të lëvizin për Guimaraes të Newcastle United dhe Luiz të Aston Villa, por të dy klubet hezitojnë të shesin yjet e tyre- nëse nuk vjen një ofertë e madhe.

Arsenali thuhet se po përgatitet të riparojë pjesën më të madhe të mesfushës së tyre për sezonin e ardhshëm, me Jorginho (32 vjeç), që i skadon kontrata këtë verë. Pastaj edhe Mohamed Elneny (31 vjeç) dhe Thomas Partey (30 vjeç), kanë një vit të mbetur nga kontrata.

i

Ka të ngjarë që Topçinjtë do të duhet të shesin përpara se të mund të forcojnë mesfushën e tyre - veçanërisht pasi shpenzuan mbi 120 milionë euro për Declan Rice në verë. /Telegrafi/

telegrafi sport app