LAJMI I FUNDIT:

Arsenali mendoi se ai ishte “Henry i ri”, por nuk e arriti potencialin: Ai tani është përjashtuar nga klubi i ligës së dytë kineze

Arsenali mendoi se ai ishte “Henry i ri”, por nuk e arriti potencialin: Ai tani është përjashtuar nga klubi i ligës së dytë kineze

Arsenali ka “jetuar” prej vitesh me lojtarët fantastikë që ka afruar nga Franca, ku në mesin e shumë prej tyre ishte edhe Yaya Sanogo. 

Nuk është sekret që Arsene Wengerit i pëlqente të sillte talente nga vendi i tij, por jo të gjithë lojtarët që solli arritën të tregonin shkëlqimin e pritur. 

Një nga emrat që gjeneroi shpresa, por më pas shkaktoi zhgënjim, është sulmuesi Yaya Sanogo. Mediat angleze e quajtën “Thierry Henryn i ri”, por realiteti doli të ishte shumë më i vështirë. 


Sanogo nuk arriti të realizonte potencialin e tij dhe karriera e tij pësoi një kolaps të plotë.  

Më shumë se 11 vjet kanë kaluar që kur Wenger e bleu atë nga Auxerre, duke e quajtur: “Një nënshkrim të madh për të ardhmen. Ai ka treguar potencial në paraqitjet e tij për Auxerre dhe ekipin francez të të rinjve. Jam i lumtur që do të bashkohet me ne dhe ka një të ardhme të madhe përpara”, ishte deklaruar trajneri francez në atë kohë. 

Megjithatë, pas një goli në debutimin e tij në Ligën e Kampionëve, karriera e Sanogos mori një drejtim të papritur.  

Renditja e sulmueseve të Arsenalit nga viti 2000 - nga i dështuari, deri te ai më i miri
Lexo po ashtu Renditja e sulmueseve të Arsenalit nga viti 2000 - nga i dështuari, deri te ai më i miri

Ai shënoi vetëm një gol në 20 ndeshje për Arsenalin dhe u dërgua vazhdimisht me huazime. Fatkeqësisht, askund nuk arriti të gjejë formën e duhur. 

Sot, në moshën 32-vjeçare, Sanogo është një lojtar pa klub. Dy stacionet e tij të fundit ishin në Armeni me Urartu dhe në ligën e dytë kineze me Qingdao Red Lions.  

Një fund i trishtë për një karrierë që dikur premtonte aq shumë. /Telegrafi/  

Në trend Sport

Më shumë
Formacionet zyrtare, Angli – Shqipëri: Sylvinho futet me të gjitha forcat në ‘Wembley’

Formacionet zyrtare, Angli – Shqipëri: Sylvinho futet me të gjitha forcat në ‘Wembley’

Ndërkombëtare
Tifozët e Man Utd nuk mund ta besojnë atë që bëri Andre Onana në ndeshjen e Kamerunit

Tifozët e Man Utd nuk mund ta besojnë atë që bëri Andre Onana në ndeshjen e Kamerunit

Përfaqësueset
UEFA ka ndaluar organizimin e shtatë ndeshjeve mes kombëtarëve evropiane, përmenden Kosova dhe Shqipëria

UEFA ka ndaluar organizimin e shtatë ndeshjeve mes kombëtarëve evropiane, përmenden Kosova dhe Shqipëria

Përfaqësuesja e Kosovës
Ylli i Bayer Leverkusenit e pranon hapur: Ëndërroj të luajë për Barcelonën

Ylli i Bayer Leverkusenit e pranon hapur: Ëndërroj të luajë për Barcelonën

La Liga
Shpërthejnë të qeshurat kur Totti dhe Del Piero fillojnë të flasin për Scudettot e fituara

Shpërthejnë të qeshurat kur Totti dhe Del Piero fillojnë të flasin për Scudettot e fituara

Serie A
U lëndua me kombëtaren, ylli i Arsenalit në dyshim për duelin ndaj Real Madridit

U lëndua me kombëtaren, ylli i Arsenalit në dyshim për duelin ndaj Real Madridit

Ndërkombëtare
Kalo në kategori