Mesfushori i Arsenalit, Granit Xhaka, po vuan nga një dëmtim në gju që nga muaji shtator.

Klubi ka dhënë të rejat e fundit në lidhje me gjendjen e mesfushorit shqiptar.


“Gjuri i djathtë. Graniti po vazhdon të bëjë përparim të mirë në rikuperimin e tij nga një dëmtim i ligamentit të gjurit të pësuar më 26 shtator”.

“Graniti tani po vrapon dhe synimi aktual është që të rikthyer në stërvitje të plotë në janar”, shkruan faqja e Arsenalit.

Topçinjtë kanë ngritur formën në ndeshjet e fundit dhe aktualisht zënë vendin e pesë në Ligën Premier me 20 pikë. /Telegrafi/

telegrafi sport app