Layvin Kurzawa pritet të largohet në fund të sezonit nga Paris Saint Germain.

Mbrojtësi francez do të mbetet lojtar i lirë pasi kontrata me parisienët i skadon me 30 qershor dhe nuk ka pranuar rinovimin.


Barcelona besohej se do të nënshkruante me lojtarin, por tani për të ka ardhur një ofertë më e mirë në Anglia.

Fjala është për skuadrën londineze Arsenal që i kanë ofruar kontratë katër vjeçare me pagë më të lartë se sa Barcelona.

layvin kurzawa psg 2 f7c1b9 0@1x

Mediat franceze kanë raportuar se tani Arsenali shihet si skuadra favorite për të nënshkruar me Kurzawan.

Edhe pse lojtarit i pëlqen Barcelona, ai është i vetëdijshëm se në Camp Nou do të ishte vetëm një rezervist i Jordi Albas.

Kjo ka bërë që Kurzawa të mendoj kalimin te Arsenali ku do të kishte hapësira më të mëdha në formacion. /Telegrafi/

telegrafi sport app