LAJMI I FUNDIT:

Arsenali gabon përballë Evertonit në “Emirates”

Arsenali gabon përballë Evertonit në “Emirates”

Arsenali ka barazuar pa gola në shtëpi me Evertonin në kuadër të javës së 16-të në Ligën Premier.

Pas vetëm gjashtë minutash, mysafirët krijuan raste të artë për gol, por Abdoulaye Doucoure nuk arriti të gjuante saktë me kokë.

Rasti i parë serioz për Gunners u krijua në minutën e 29-të, kur Martin Odegaard nuk ia doli të shënonte nga afërsia.


Gabriel Martinelli (43’) bëri disa driblime të bukura, mirëpo goditja e tij përfundoi jashtë porte.

Edhe Bukayo Saka lëshoi një mundësi të mirë shënimi, kur katër minuta më vonë nuk ia doli të mposhte portierin e Evertonit.

Pjesa e dytë ishte më e zbehtë për nga numri i rasteve, derisa në lojë u inkuadrua edhe Armando Broja në minutën e 66-të për Evertonin.

Sulmuesi shqiptar i huazuar te Toffes nga Chelsea, nuk ia doli të bënte shumë, por që skuadra e tij ia doli të merrte një pikë nga Emnirates.

Pas javës së 16-të, Arsenali është në kuotën e 30 pikëve, ndërsa në xhiron e 17-të takohet me Crystal Palacen. /Telegrafi/

Standings provided by Sofascore

Në trend Sport

Më shumë
Raphinha emëron klubin e vetëm që mund ta ndalojë Barcelonën të fitojë Ligën e Kampionëve këtë sezon

Raphinha emëron klubin e vetëm që mund ta ndalojë Barcelonën të fitojë Ligën e Kampionëve këtë sezon

Liga e Kampionëve
Fat në fatkeqësi për Barcelonën para përballjes me Benfican në Ligën e Kampionëve

Fat në fatkeqësi për Barcelonën para përballjes me Benfican në Ligën e Kampionëve

Liga e Kampionëve
Parashikimi tronditës i Inteligjencës Artificiale për 20 vitet e ardhshme: Yamal do të fitojë Topin e Artë dy herë si lojtar i Real Madridit

Parashikimi tronditës i Inteligjencës Artificiale për 20 vitet e ardhshme: Yamal do të fitojë Topin e Artë dy herë si lojtar i Real Madridit

Ndërkombëtare
Real Madridi dhe Atletico startojnë me më të mirët në dispozicion - formacionet zyrtare

Real Madridi dhe Atletico startojnë me më të mirët në dispozicion - formacionet zyrtare

Liga e Kampionëve
Vinicius Jr i vendos kushte Real Madridit për të rinovuar kontratën, përfshihet edhe Mbappe

Vinicius Jr i vendos kushte Real Madridit për të rinovuar kontratën, përfshihet edhe Mbappe

La Liga
Mike Maignan pritet të transferohet në Ligën Premier

Mike Maignan pritet të transferohet në Ligën Premier

Serie A
Kalo në kategori