Arsenali po e thyen rekordin personal sa i përket pagesës për transferimin e një mbrojtësi.

The Gunners do të paguajnë 58 milionë euro për transferimin e Ben White nga Brightoni.


Skuadra angleze raportohet se ka arritur marrëveshje me rivalin nga Liga Premier për të transferuar lojtarin.

https   paininthearsenal.com wp content uploads getty images 2017 07 1288298117

White kishte arritur marrëveshje me Arsenalin javë më parë, mirëpo kishte ofruar fillimisht 48 milionë euro për kartonin e tij.

Brightoni kishte kërkuar afro 60 milionë ose marrëveshja do të dështonte, e Topçinjtë u aktivizuan shpejtë me ofertën e dytë.

Sipas asaj që raportojnë mediat në ishull, mbrojtësi do të nënshkruajë kontratë katërvjeçare me Arsenalin. /Telegrafi/

telegrafi sport app