Arsenali ka marrë një fitore tejet të vlefshme ndaj CSKA Moskës në Ligën e Evropës 4-1.

Skuadra angleze që nga fillimi i ndeshjes ishte më e mirë me ç’rast arriti t’i shënonte katër gola rusëve.


Aaron Ramsey me dy gola të shënuar dhe Alexandre Lacazette me dy të tjerë i dhanë triumfon Topçinjve.

Por nota më e lartë në ndeshje shkoi për turko-gjermanin Mesut Ozil që asistoi në dy gola dhe fitoi një penallti.

GettyImages 942377342 (Photo /Getty Images)

Me notë të njëjtë u vlerësua edhe Ramsey që kishte njërën nga paraqitjet e tija më të mira në karrierë.

Edhe dy futbollistët shqiptarë, Granit Xhaka dhe Shkodran Mustafi kishin një mbrëmje të mirë pasi morën nota të larta (7,8) respektivisht (7,6).

Nota më e ulët në këtë takim shkoi për mesfushorin rus Alan Dzagoev i cili nuk mundi të bënte gjë pasi u ruajt mirë nga Xhaka. /Telegrafi/

Arsenaal

CSKAaa

telegrafi sport app