Arsenali ka fituar me rezultat 3-1 ndaj West Ham Unitedit në ndeshjen e vlefshme për javën e tretë të Ligës Premier.

Skuadra e drejtuar Unai Emery ka shijuar fitoren e parë në këtë sezon të kampionatit anglez, pasi fituan me rikthim në Emirates ndaj Çekanëve, të cilët kanë tri humbje radhazi tashmë.


Golat në këtë ndeshje u shënuan nga Nacho Monreal (30'), Issa Diop (OG, 70') dhe Danny Welberck (90+) për vendasit, ndërsa për West Hamin shënoi Marco Arnautovic (25').

Lojtari më i vlerësuar në këtë ndeshje ishte sulmuesi Pierre-Emerick Aubameyang, i cili u vlerësua me notë 7.7.

Lacazette Aubameyang Aubameyang ishte më i vlerësuari (Getty Images)

Në anën tjetër, nota më e ulët e ndeshjes shkoi për mbrojtësin mysafir Diop, i cili u notua me 4.9.

Për 90 minuta në këtë ndeshje luajtën dyshja shqiptare, Granit Xhaka dhe Shkodran Mustafi, të cilët u notuan me 7.3, respektivisht 7.4. /Telegrafi/ Arsenal:

notat arsenali e1535213332674

West Ham:

notat arsenali 1 e1535213352936

telegrafi sport app