LAJMI I FUNDIT:

Arriti të ikte nga policët që e ndiqnin edhe me dy helikopterë, ndaloi kur iu shpenzua benzina (Video)

Arriti të ikte nga policët që e ndiqnin edhe me dy helikopterë, ndaloi kur iu shpenzua benzina (Video)

Mohmed Ahmed Abu-Shlieba e ka vjedhur një Dodge Challenger, në Teksas të Shteteve të Bashkuara dhe i ka detyruar policët t’i vihen në ndjekje.

Pos makinës me 707 kuajfuqi, ai kishte edhe aftësi të mira në vozitje duke bërë që të ikë nga forcat e rendit, që e përcillnin edhe me dy helikopterë, transmeton Telegrafi.


Mirëpo, aventurës së tij i erdhi fundi, pasi vetura mbeti pa benzinë dhe nuk po vazhdonte më.

Pasi ka dalë jashtë, ai po fliste me dikë në telefon kur u rrëzua nga një polic i armatosur rëndë. /Telegrafi/