LAJMI I FUNDIT:

Arritën turistët e parë holandezë për hapjen e sezonit turistik në Ohër

Arritën turistët e parë holandezë për hapjen e sezonit turistik në Ohër

Me çarter-fluturim nga Amsterdami sot në mëngjes arriti grupi i parë prej 180 turistëve nga Holanda me çka zyrtarisht filloi sezoni vjetor veror turistik në Rivierën Ohër-Strugë. Bëhet fjalë për turistë nga vendet e Beneluksit të cilët në mënyrë të organizuar arritën në Ohër përmes tur-operatorit holandez “Korendon”, përcjell Telegrafi Maqedoni.

“Sot në mëngjes e pritëm aeroplanin e parë me turistë nga Holanda, i cili ishte plot që do të thotë fillim të mirë të sezonit. Është paraparë që këtë sezon të realizojmë 183 fluturime me rreth 30 mijë udhëtarë. Nga qershori do të fillojnë edhe fluturimet nga Polonia, kështu që presim një sezon të mirë. Punojmë shumë në promovimin e Ohrit dhe Maqedonisë, kështu që presim me përpjekje të përbashkëta numri i udhëtarëve në aeroportin e Ohrit të arrijë 200 mijë”, deklaroi Alper Tunga Ersoj, drejtor i përgjithshëm i TAV Maqedonisë.


Asim Mexhedoviq nga “Fibula Travel”, i cili është partner i “Korendon”, theksoi se interesi për të pushuar në Maqedoni dhe numri i aranzhimeve në Holandë është rritur dhe se priten 20 për qind më shumë turistë përmes “Korendon” në Ohër. Kryetari i qytetit të Ohrit, Nikolla Bakraçeski shprehu falënderim deri te “Korendon”, tur-operatorët tjerë dhe deri te të gjitha shtetet tjera dhe institucionet për kontributin e tyre përmes aktiviteteve të zbatuara ndaj tërheqjes të numrit sa më të madh të turistëve në Ohër dhe Maqedoni, njofton AIM.

Për turistët e parë nga Holanda, në aeroportin “Shën Pali” ishte organizuar pritje solemne me pogaçë, kripë, ëmbëlsira dhe pije. Turistët holandezë të cilët u befasuan nga pritja, kryesisht deklaruan se nuk kanë shumë njohur për Ohrin, përveç se ka liqen të bukur, por konsiderojnë se pikërisht ajo mosnjohje do të jetë magnet për të tjerët që të vijnë dhe ta njohin Maqedoninë. Sipas tyre, pika shumë e rëndësishme gjatë vendimit të tyre për të ardhur në Maqedoni ishte edhe çmimi i volitshëm i aranzhimeve. /Telegrafi/