LAJMI I FUNDIT:

Arrijnë në Greqi 18 mijë refugjatët e parë nga Turqia, pasi presidenti Erdogan tha se do t’i hapë kufijtë dhe do t’i mbajë të hapur

Arrijnë në Greqi 18 mijë refugjatët e parë nga Turqia, pasi presidenti Erdogan tha se do t’i hapë kufijtë dhe do t’i mbajë të hapur

Presidenti turk Rexhep Tajip Erdogan, ka vendosur t’i hapë kufijtë dhe t’i mbajë hapur për azilkërkuesit sirianë që nisen për në Evropë, ndërsa gjatë ditës së sotme arritën 18 mijë refugjatët e parë, që e kaluan kufirin Grek pas dy ditë përleshjesh me rojat kufitare.

“Çfarë kemi bërë dje, i kemi hapur dyert. Kështu do t’i mbajmë, sepse Bashkimi Evropian duhet t’i mbajë premtimet”, ka thënë Erdogan në Stamboll, në paraqitjen e parë pas vrasjes së 33 ushtarëve turq në Siri, transmeton Telegrafi.

Udhëheqësi turk tha gjithashtu se 18 mijë refugjatë janë mbledhur në kufijtë turq me Evropën, që nga dita e djeshme, duke shtuar se gjatë ditës së sotme numri mund të arrijë deri në 30 mijë.


Greqia i ka mbyllur kufijtë dhe po i sulmon me gaz lotsjellës refugjatët që po arrijnë nga Turqia
Lexo po ashtu Greqia i ka mbyllur kufijtë dhe po i sulmon me gaz lotsjellës refugjatët që po arrijnë nga Turqia

Refugjatët e zhvilluan sulme të ndryshme ndaj rojave, duke hapur vrima të ndryshme në rrethojat kufitare dhe tentonin që të kalonin, por ktheheshin prapa nga gazi lotsjellës dhe granatave të vogla që përhapin shkëndija.

Masa e ndërmarrë nga Greqia, është konsideruar si veprim i qëllimshëm për t’i bërë presion shteteve evropiane. Por, gjendja ndryshoi pas vrasjes së ushtarëve turq nga forcat siriane.

Gjatë fjalimit të tij, Erdogan vuri sërish në shprehje se nuk do t’i mbyllë kufijtë, ndërsa insistoi se Bashkimi Evropian duhet t’i mbajë premtimet. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Putin i premtoi Trumpit armëpushim në Ukrainë, por Rusia sulmon ashpër Odesën

Putin i premtoi Trumpit armëpushim në Ukrainë, por Rusia sulmon ashpër Odesën

Evropa
Trump nënshkruan vendimin për shuarjen e Departamentit të Arsimit

Trump nënshkruan vendimin për shuarjen e Departamentit të Arsimit

Amerika
Udhëheqësit e BE-së, përveç njërit, kundërshtojnë kërkesën e Putinit për të ndaluar ndihmën ushtarake për Ukrainën

Udhëheqësit e BE-së, përveç njërit, kundërshtojnë kërkesën e Putinit për të ndaluar ndihmën ushtarake për Ukrainën

Botë
Droni ukrainas me fibra optike fluturon në një tub ku fshihen ushtarët rusë

Droni ukrainas me fibra optike fluturon në një tub ku fshihen ushtarët rusë

Evropa
Trump hap “një front të ri”, SHBA refuzon kërkesën për ujë të Meksikës

Trump hap “një front të ri”, SHBA refuzon kërkesën për ujë të Meksikës

Botë
Të gjitha vendet e BE-së konfirmojnë mbështetjen për kufijtë e Ukrainës – përveç njërit

Të gjitha vendet e BE-së konfirmojnë mbështetjen për kufijtë e Ukrainës – përveç njërit

Botë
Kalo në kategori