Ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit Kujtim Gashi mori pjesë në Konferencën Rajonale “E drejta e Autorit në Kohën Digjitale” e cila u organizua nga Zyra për të Drejtat e Autorit dhe të Drejtat e Përafërta. Me këtë rast ai foli rreth rëndësisë së krijimtarisë kulturore, inovacionit dhe zhvillimit të së drejtës së autorit në vendin tonë.
“Kreativiteti dhe novacioni janë baza e krijimtarisë kulturore dhe ekonomike e një shoqërie. Edhe në kohën digjitale veprat e autorit krijohen me shumë mund dhe investim, ndërsa teknologjia e ka bërë të mundur që kopjet digjitale të veprave të bëhen shpejt dhe me shumë pak shpenzime e mund”, tha ministri Gashi.
Ministri u shpreh i vendosur për të vazhduar punën në mbrojtjen e të drejtës së autorit në ambientin digjital. Ministri po ashtu theksoi se viti 2018 është vit i të drejtës së autorit për Kosovën, sepse pas pesë viteve negociata është arritur marrëveshja e parë dhe historike për tarifat e përgjithshme për shfrytëzimin e muzikës nga transmetuesit në territorin e Republikës së Kosovës.
“Ministria që drejtoj unë deri në fund të marsit të vitit 2019 do të propozoj edhe tarifat për operatorët kabllorë. Në këtë mënyrë do të funksionalizohet menaxhimi kolektiv i të drejtave të autorit. Ne jemi duke ecur përpara dhe sigurt për të krijuar një ambient ku të drejtat e autorit zbatohen dhe autorët e krijuesit gëzojnë mbrojtje dhe përftime ekonomike nga veprat e tyre. Kosova çdo ditë e më shumë po mbron autorin”, u shpreh ministri Gashi. /KP/
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëParaqitja e tmerrshme e Mbretëreshës së ndjerë flet për fundin e epokës së statujave
INTIME
“Liria e së nesërmes”: A e njeh ky njeri rrugën e paqes mes Izraelit dhe Palestinës?
Thënie nga Franz Kafka: Zoti t'i jep arrat, por nuk t'i thyen ato!
Edicioni i pestë i Kolonisë Letrare “Muzat e Jezercit”
Titujt në gazetat e Kosovës
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
John Terry zbulon historinë e patreguar se si ai udhëhoqi kryengritjen te Chelsea ndaj një trajneri
"Vuçiq e mendonte Slloveninë Eldorado serbe, kurse diplomatët e saj vegla të tij", ish-diplomatë serbë flasin për skandalin e fundit të Vuçiqit
Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani
Pasuria e guvernatorit të BQK-së, drejtorit ATK-së dhe drejtorit të Doganës
“Veç me ia ba një vendbanim në gjykatë”, ish-zyrtari i Komunës së Prishtinës del para gjykatës me 24 aktakuza për korrupsion
Klopp e donte lojtarin që sot luan për Liverpoolin, por bordi kërkonte një tjetër - si nisi mosmarrëveshja mes tyre