Georginio Wijnaldum mund të quhet lojtari i ri i Romës, edhe pse duhet pritur pak ditë për zyrtarizimin.

Mesfushori holandez ka qenë kërkesa e trajnerit Jose Mourinho dhe palët tanimë kanë gjetur marrëveshje.


31-vjeçari ditë më parë kishte arritur marrëveshje personale me Romën dhe mungonte vetëm ajo mes klubeve.

Screenshot 2 101

Tanimë ka një marrëveshje edhe mes klubeve, ku holandezi do t'i bashkohet Giallorosëve si huazim nga PSG dhe Roma ka të drejtën e blerjes.

Roma do ta ketë mundësinë e blerjes së futbollistit holandez në verën e vitit 2023 për shumën e 12 milionë eurove.

Wijnaldum do të aterojë në Romë nesër pasdite për t'i kryer testet mjekësore, derisa zyrtarizimi i tij pritet të bëhet ditën e hënë.

Ndërkohë gjatë këtij viti si huazim te Roma, paga e holandezit do të paguhet përgjysmë nga dy klubet. /Telegrafi/

telegrafi sport app