LAJMI I FUNDIT:

Arrihet marrëveshja Kosovë-Mali i Zi për Demarkacionin

Arrihet marrëveshja Kosovë-Mali i Zi për Demarkacionin

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi dhe presidenti i Malit të Zi, Filip Vujanoviq kanë dalë me një deklaratë të përbashkët për ratifikimin e marrëveshjes së Demarkacionit.

Këtë e ka bërë të ditur presidenti Thaçi përmes një konference për media.


“Në këtë 10 vjetor të Pavarësisë, Kosova po shënon progres të rëndësishëm që po përshëndetet nga të gjithë. Duke vlerësuar edhe vullnetin e mirë të shtetit të Malit të Zi dhe lidershpit kosovar, në 48 orët e fundit dhe përpjekjet tona për 2 vite e gjysmë unë si President i Kosovës dhe presidenti i Malit të Zi, Filip Vujanoviq nxorrëm një deklaratë të përbashkët që të inkurajojmë Kuvendin e Kosovës që të ratifikojë marrëveshjen e Demarkacionit”, ka thënë Thaçi.

Ndryshe edhe kryeministri Ramush Haradinaj ka uruar qytetarët e Kosovës për këtë ankes-marrëveshje për Demarkacionin.

“Në këtë jubile të Pavarësisë së Kosovës, jam i lumtur që sot u arrit aneks-marrëveshja për ratifikimin, rishikimin dhe korrektimin e demarkacionit me Malin e Zi. Sot u vulos që sektorët në drejtim të Çakorrit dhe Zhlepit do të rishikohen dhe korrektohen.

Deklarata e përbashkët e Presidentit të Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi dhe Presidentit të Republikës së Malit të Zi, Filip Vujanoviq, në formën e aneks-marrëveshjes si instrument ligjor obligativ ndërkombëtar, i jep epilog një paqartësie dhe ndarjeje të gjatë në shoqërinë tonë. Me këtë po përfundojmë obligimin e fundit për liberalizim të vizave dhe po hapim një kapitull të ri në lirinë e lëvizjes për qytetarët tonë”, ka shkruar Haradinaj në Facebook.

Kjo deklaratë e dy presidentëve erdhi pas vizitës dy ditëshe të kryeministrit malazez, Dushko Markoviq./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Buleshkaj: Vitin e kaluar jemi njoftuar për një politikan që i ka pasë 5 milionë euro në një bankë në Zvicer

Buleshkaj: Vitin e kaluar jemi njoftuar për një politikan që i ka pasë 5 milionë euro në një bankë në Zvicer

Lajme
Fruti i pasionit mbillet në Shkodër - Familja Ndoja nga 1 dynym, sot mbjell 15 hektarë

Fruti i pasionit mbillet në Shkodër - Familja Ndoja nga 1 dynym, sot mbjell 15 hektarë

Lajme
“E çela vrimën në mur, i preva tre palë tela dhe ika arave deri në Lipjan”- Arratisja e Faton Hajrizit nga Bondsteel-i dhe Burgu i Pejës

“E çela vrimën në mur, i preva tre palë tela dhe ika arave deri në Lipjan”- Arratisja e Faton Hajrizit nga Bondsteel-i dhe Burgu i Pejës

Siguri
Server: Qeveria e re e Serbisë me bashkëpunëtorë të sulmit terrorist të Banjskës

Server: Qeveria e re e Serbisë me bashkëpunëtorë të sulmit terrorist të Banjskës

Lajme
Konjufca i zhgënjyer me BE-në: Me padurim doni të punoni me qeverinë serbe pro-ruse, e neve nuk na hiqni masat

Konjufca i zhgënjyer me BE-në: Me padurim doni të punoni me qeverinë serbe pro-ruse, e neve nuk na hiqni masat

Lajme
Anëtarësimi i Kosovës në KiE, Knaus: Disa shtete, përfshirë Francën e Gjermaninë po përgatiten ta bllokojnë votimin në maj

Anëtarësimi i Kosovës në KiE, Knaus: Disa shtete, përfshirë Francën e Gjermaninë po përgatiten ta bllokojnë votimin në maj

Lajme
Kalo në kategori