LAJMI I FUNDIT:

I arrestuar në Angli për vrasje në tentativë dhe trafik kokaine, Prokuroria e Kukësit kërkon konfiskimin e pasurive

I arrestuar në Angli për vrasje në tentativë dhe trafik kokaine, Prokuroria e Kukësit kërkon konfiskimin e pasurive
Foto: Ilustrim

Prokuroria e Kukësit kërkon konfiskimin e pasurive të shtetasit F.D. i arrestuar në Londër.

Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Kukës i ka kërkuar Gjykatës Kukës konfiskimin e pasurive të shtetasit F.D. dhe të afërmve të tij nën akuzë për veprën penale “Pastrim i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale” parashikuar nga neni 287 i Kodit Penal.

Shtetasi F. D., ka qenë i arrestuar nga policia Metropolitane e Londrës për veprën penale të “Vrasjes mbetur në tentativë”, si dhe ka qenë në hetim nga Agjencia Kombëtare kundër Krimeve në Angli për veprën penale “Trafik droge” dhe “Pastrim parash”. Më datë 06.09.2013 në makinën e shtetasit F.D janë gjetur 3 kg kokainë dhe më datë 05.03.2014 i janë gjetur 64 450 paund që dyshohet se kanë lidhje me trafikun e drogës.


Pas sekuestrimit të pasurisë për shtetasin në fjalë, më datë 19.09.2024 Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Kukës kërkoi konfiskimin e pasurive të mëposhtme:

– Pasuria e llojit “Njësi” me sip. 100m2;

– Pasuria e llojit “Truall” me sip. 64m2 dhe “ndërtesë” 64m2; si dhe

– Pasuria nr. 7/285-N3, me sipërfaqe 30m2. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
​20 më të votuarit e LVV – së, kjo është lista me votat e numëruara deri tani

​20 më të votuarit e LVV – së, kjo është lista me votat e numëruara deri tani

Lajme
Top pesëshet e grave më të votuara në LVV, PDK, LDK dhe AAK-NISMA sipas rezultateve të deritanishme

Top pesëshet e grave më të votuara në LVV, PDK, LDK dhe AAK-NISMA sipas rezultateve të deritanishme

Lajme
Gjykata konfirmon se ka pranuar kërkesën nga Prokuroria Speciale që ta urdhërojë Kurtin të paraqitet për intervesitim në prokurori

Gjykata konfirmon se ka pranuar kërkesën nga Prokuroria Speciale që ta urdhërojë Kurtin të paraqitet për intervesitim në prokurori

Lajme
Kjo është lista e përditësuar me votat e kandidatëve për deputetë të PDK-së

Kjo është lista e përditësuar me votat e kandidatëve për deputetë të PDK-së

Lajme
Më të votuarit e LDK-së nga 60 për qind të votave të numëruara

Më të votuarit e LDK-së nga 60 për qind të votave të numëruara

Lajme
5 vjet e 5 muaj burg dhe 10 vjet dëbim për kosovarin që ka shpërthyer bankomatin në Zvicër

5 vjet e 5 muaj burg dhe 10 vjet dëbim për kosovarin që ka shpërthyer bankomatin në Zvicër

Lajme
Kalo në kategori