LAJMI I FUNDIT:

Arrestohet ‘Vejusha e zeze’, shqiptarja që financonte trafikun e drogës në Amerikën Latine

Arrestohet ‘Vejusha e zeze’, shqiptarja që financonte trafikun e drogës në Amerikën Latine

Një organizatë e trafikut të drogës, që vepronte në krahinat e Guayas dhe Santa Elena në Ekuador, është shkatërruar nga skuadra anti-drogë, raportojnë mediat lokalë.

Organizata përbëhej nga ekuadorianë, kolumbianë dhe italianë, por mediat ekuadoriane zbulojnë se edhe një shqiptare ishte pjesë e saj.


Gjatë operacionit të zhvilluar të hënën është sekuestruar një sasi e konsiderueshme droge, disa automjete, 173,000 dollarë dhe 22,500 euro.

Nelson Villegas, drejtor kombëtar i antinarkotikëve në Ekuador tha se organizata ishte pjesë e një rrjeti që dërgonte në Evropë sasi të mëdha droge. Gjatë operacionit të koduar “Gadishulli” janë arrestuar gjashtë persona, shkruan “El Telegrafo”.

Sipas autoriteteve ekuadoriane, çdo anëtar kishte funksione të veçanta, duke përfshirë edhe financuesit për blerjen e drogës, një prej të cilave ishte edhe shqiptarja Alina. A, e cila është arrestuar.

Droga nisej nga Ekuatori me anije. Në porte, kishte koordinatorë dhe agjentë sigurie që bashkëvepronin me organizatën kriminale.

Në trend Lajme

Më shumë
Në liqenin e Ujmanit vendosen tabelat me simbole të Kosovës

Në liqenin e Ujmanit vendosen tabelat me simbole të Kosovës

Lajme
Tahiri: Kurti, kryeministër me mendje të vogël dhe frikë të qyqarit

Tahiri: Kurti, kryeministër me mendje të vogël dhe frikë të qyqarit

Politikë
Avancimi i statusit në Asamblenë Parlamentare, kongresisti Torres: Do të vazhdoj angazhimin për anëtarësimin e plotë të Kosovës në NATO

Avancimi i statusit në Asamblenë Parlamentare, kongresisti Torres: Do të vazhdoj angazhimin për anëtarësimin e plotë të Kosovës në NATO

Lajme
Koloneli shqiptar në Estoni tregon hapat e mbetur për Kosovën për t'iu bashkuar NATO-s

Koloneli shqiptar në Estoni tregon hapat e mbetur për Kosovën për t'iu bashkuar NATO-s

Siguri
Sonte mblidhet Këshilli i Përgjithshëm i LDK-së, temë e diskutimeve zgjedhjet e parakohshme

Sonte mblidhet Këshilli i Përgjithshëm i LDK-së, temë e diskutimeve zgjedhjet e parakohshme

Lajme
Prizren, arrestohet njëri nga gjashtë familjarët që u shpallën në kërkim nga policia

Prizren, arrestohet njëri nga gjashtë familjarët që u shpallën në kërkim nga policia

Kronika e Zezë
Kalo në kategori